Risia digjitale, si të gjesh punë dhe të punësosh shpejt

Risia digjitale, si të gjesh punë dhe të punësosh shpejt

TIRANË- Tregu i punës është dinamik dhe po ndryshon shpejt. Agjencia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit mundëson për herë të parë një sistem dhe infrastrukturë që i përgjigjet tregut të punës, punëkërkuesve dhe punëdhënënësve. 

Portali Kombëtar i Punësimit lançuar sot nga kryeministri Rama, është platforma që i përgjigjet çdo kërkesë të tregut. Konkretisht, në www.puna.gov.al merr në kohë reale mundësitë më të mira për punësim.

“Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania”, sqaron drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj.

I ndërtuar sipas standardit më të mirë ESCO, Portali Kombëtar i Punësimit është vlerësuar nga Komisioni Europian si një mundësi për të sjellë ndryshim në rritjen e punësimit në Shqipëri. 
Aktualisht në portal janë 1470 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë. Në puna.gov.al detajohen të gjitha informacionet për çdo vend pune, programet e qeverisë për nxitjen e punësimit, të vetëpunesuarit, formimet profesionale apo pagesën e papunësisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën