TIRANË – Kryetari i PS-së është lidhur direkt me mediat nga “iPAD” i tij personal, gjatë udhëtimit me autobus që po bën drejt Durrësit, ku do të prezantojë kandidatët për deputetë. Ishte ky një eksperiment “virtual” i kësaj fushate, ku risitë e internetit po përdoren gjërësisht nga të gjitha partitë dhe të gjithë kandidatët. Rama ishte duke bashkëbiseduar me gazetarët që do të ndiqnin direkt, aktivitetin e tij në Durrës.
Rama u pyet gjatë udhëtimit me autobus nga gazetari i tv "A1Report!" Ben Hasanaj, për ndarjen e mandateve të deputetëve dhe ministrave. Ai tha se "ndryshimet që ne do bëjmë nuk lidhen vetëm me ndarjen e funskioneve të deputetëve dhe ministrave. Do të jemi transparentë me shpenzimet qeveritare, transparentë me mediat. Do sjellim një etikë të re në qeverisje".
BASHKEBISEDIMI I PLOTE I RAMES ME GAZETARET NE AUTOBUS
Kryesocialisti uroi që në fillim gazetarët me fjalët: "Mirëserdhët në autobusin e Rilindjes! Ku po ju urojmë bashkëudhëtim të mbarë me ne nëpërmjet kësaj risie që është ky transmetim live. Do na e kopjojnë, po s’ka problem. Ne promovo, ata kopjo. E rëndësishme është të bëjmë të parën konferencë shtypi në udhëtim". Më pas, ai iu përgjigj pyetjeve:
Cilëve elementë do u kushtohet më shumë vëmendje në fushatë?
Besoj se nga pikëpamja e shfrytëzimit të teknologjisë kemi arritur të vëmë në dispozicion një arsenal jo të vogël. Besoj që kjo do jetë deri në fund fushata e parë ku teknologjia do luajë një rol të konsiderueshëm, edhe pse jam i bindur që në të ardhmen do shkojë duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë. Ne nisim në Durrës prezantimin e skuadrës sonë qark më qark. Pas prezantimit skuadra nis takimet derë më derë me çdo votues, me çdo komunitet për të përçuar mesazhet tona, mesazhet e shpresë dhe besimit që Shqipëria pas 23 qershorit do jetë një Shqipëri më e mirë.
Udhëtim me autobus si ju duket?
Unë do të shpresoja shumë që të arrijmë të kemi një transport të tillë për të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e vendit.
Është nesër dhe dita ndërkombëtare e sigurisë rrugore?
Me të dhënat e pasigurisë rrugore çdokush që merr sot rrugën me makinë është në një shkallë të caktuar rreziku, pasi shifrat e aksidenteve janë alarmante. Kemi katër herë më pak makina se në Europë dhe kemi katër herë më shumë humbje jete e plagosje se sa në Europë për 100 mijë banorë.
Me largimet e disa figurave ecën më qetë ky autobus?
Në radhë të parë të falënderoj për pyetjen, pasi është rasti për ta përsëritur dhe nuk do lodhem asnjëherë së përsërituri dhe u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që edhe pse nuk ka se si të jenë të lumtur që nuk u përfshinë në skuadrën tonë, duke qenë se më parë kanë qenë pjesë e skuadrës, kanë mbajtur qëndrimin më të shkëlqyer ndaj familjes sonë politike duke përcaktuar qëndrimin e tyre për fitoren e Partisë Socialiste. U jam shumë mirënjohës edhe atyre që janë pjesë e skuadrës dhe pranuan pa asnjë problem të zbresin në vende të pasigurta të listës. Këtë radhë të gjithë këta miq e kolegë kanë bërë diferencën duke treguar me qëndrimin dhe fjalët e tyre një kulturë skuadre dhe bashkëjetese që besoj e ka vetëm Partia Socialiste. Në këtë aspekt unë ndjehem mirë, dhe jemi dyfish të motivuar që të fitojmë. Të fitojmë jo vetëm për ata që nesër do jenë në parlamentin e Shqipërisë por edhe për ata që nesër do të administrojnë fitoren, ku hyjnë edhe të gjithë ata deputetët që sot nuk janë në skuadër, po që janë kapacitete shumë të çmuara të Partisë Socialiste dhe shumë të çmuar nesër në qeverisjen e vendit.
Në faqen tuaj të internetit nuk pashë të renditej emri i Arben Malajt?
Unë do të bëja një dallim shumë të qartë kush është në skuadër për vete dhe kush e do skuadrën për vete. Vjen një moment që tregon veten në raport me skuadrën dhe fatkeqësisht është një moment kur një investim i madh i bërë nga Partia Socialiste nga kjo familje e madhe politike, jo vetëm që nuk kthehet, por përkundrazi me një shkëputje dhe me një pozicionim që nuk është as më pak e as më shumë veçse një pozicionim i gabuar për të bërë gjënë e gabuar në funksion të një qëllimi të gabuar. Unë dua të shpresoj se do të ketë reflektim. Gjithsesi nëse nuk ka një reflektim mbetet e njëjta e vërtetë. Çdo votë jashtë frontit të opozitës, jashtë koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, është fatkeqësisht një votë që në emër të së majtës i shkon pushtetit, i shkon Saliut, i shkon jo ndryshimit por kalbëzimit.
Pse në Vlorë dhe jo në Tiranë?
Unë e thashë kur e lajmërova këtë vendim, që kandidimi, apo më saktë vendosja e emrit në Vlorë, është në fakt vendosja e emrit në qytetin e pavarësisë, në qytetin nga nisi historia e popullit shqiptar, në qytetin që nuk është njësoj si të tjerët për shkak të historisë. E pikërisht për këtë fakt, Vlora nuk është vetëm e vlonjatëve por është edhe e tiranasve është edhe e shkodranëve dhe e shqiptarëve në Kosovë në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në diasporë kudo ku janë. Nga ana tjetër është një gjest simbolik për të dhënë mesazhin se pas 100 vjetësh shtet dhe pas 100 vjetësh histori që nuk na ka çuar aty ku do të donim të ishim sot, 100 vjecari tjetër duhet të fillojë ndryshe dhe do të fillojë ndryshe pas 23 qershorit.
Kur nis udhëtimi juaj i parë drejt Vlorës? Nga ana tjetër si i përgjigjeni akuzave që vijnë sidomos nga mazhoranca për emrat e PS në listën e Vlorës?
Duke qenë se jam deputet në Vlorë do jem më shumë i pranishëm se sa çdo të isha në një rast tjetër në këtë qytet, për të folur me njerëzit atje, me të gjithë qytetarët, votuesit, lidhur me domosdoshmërinë e një transformimi në vizion, në program zhvillimi dhe në rrugën e gjithë atij qarku dhe bregut të Jonit në tërësi. Sa i takon kritikave besoj që janë kritika që flasin për një shqetësim të madh në radhët e kundërshtarit lidhur me listën e Vlorës dhe nuk kanë faj në fakt, rezultati do ta tregojë.
Nëse do flisnim për sistemet kontroll dhe balancë i pushteteve që vendi ynë mos mbetet më demokraci hibride, si do bëni?
Ta nisim nga simbolika. Sot është 9 maji dita e Europës dhe po shkojmë ta nisim prezantimin e kandidatëve në Durrës që është realisht porta e vjetër e Europës. Ne sot do të jemi aty të gjithë bashkë. Pas prezantimit do të kemi edhe një ekspozitë të organizuar nga dëshmitari i veshit (qesh) Fate Velaj, i cili është i paepur për ta lidhur gjithnjë politikën me kulturën. Çka dua të them sot është se duam ti japim një cilësi të re procesit qeverisës, një cilësi të re të marrëdhënies me publikun të gjithë kabinetit dhe anëtareve të kabinetit me mediat, po sigurisht edhe një cilësi të re etike të çdo anëtari të kabinetit. Po punojmë mbi eksperienca të mirënjohura ndërkombëtare. Do tu referohemi atyre eksperiencave që për shqiptarët do bëhen të njohura para zgjedhjeve. Shqiptarët do ta dinë para zgjedhjeve se çfarë kuptojmë ne me ndarje mandatesh, si do të ndahen mandatet, si do të zhvillohet marrëdhënia mes dy pushteteve kur ministrat nuk do të jenë më deputetë, çfarë risish do sjellim në raport me parlamentin, çfarë fuqish të reja do ti japim parlamentit, si do të ndërtojmë marrëdhëniet me publikun për të gjitha shpenzimet qeveritare, qoftë nga pikëpamja e transparencës qoftë nga pikëpamja e mënyrës se si do të bëhen ato. E përmbledhur një kod i tërë, që besoj do jetë një risi e madhe për Shqipërinë.
Besoni se këto largime do të ndikojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, Malaj, Isaraj apo Bizhga? Një koment për listën e PD, bashkëpunëtorët tuaj tashmë në listën e demokratëve?
E para më vjen keq t’ju korrigjoj, sepse do përdor një shprehje shumë të bukur italiane “përzierë bashkë djallin me ujin e shenjtë”. Sa i takon listës së PD është një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve të të gjitha kohërave. Është një listë “spektakolare” për nga shprehja e panikut në prag të humbjes së pushtetit. Si një përpjekje e të mbyturit të kapur pas fijes së barit, kështu e shoh unë atë listë. Është një listë e cila realisht në këndvështrimin tim përbuz elektoratin e Partisë Demokratike, përbuz ata të cilët janë të thirrur të votojnë dhe që me këtë listë trajtohen realisht si mish për top. Pa llogaritur pastaj faktin që vijnë dhe mesazhe të natyrës: “mos na ngacmoni shumë se aty na keni pas 23 qershorit”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com