Risitë e Jazz in Albania, me polakun
Dutkiewicz dhe grupin hungarez

Risitë e Jazz in Albania, me polakun<br />Dutkiewicz dhe grupin hungarez
Festivali ndërkombëtar Jazz in Albania që po mbahet këto ditë në Shqipëri, ka sjellë zërat më të veçantë të xhazit modern e tradicional që lëvrohet sot në botë.

Në katër ditët e para të festivalit, grupet e xhazit kanë qenë më të larmishme se kurrë, siç është kjo perfomancë e orkestrës Kempelen Biomatik të Hungarisë që u dha mbrëmjen e së shtunës.
 
Zërat e solistëve që këndojnë në gjuhën e tyre, duket sikur vijnë nga një botë tjetër. Të trasnfomuara përmes tingujve të xhazit, këngët kanë një origjinalitet të spikatur. Një muzikë që nuk ta zë veshi shpesh.
 
Pas kësaj nate speciale me muzikantë hungareze një tjetër artist i madh, pianisti  Artur Dutkiewicz nga Polonia ka perfomuar me klarinistin shqiptar Ermal Rodi. Artur

Dutkiewicz është një nga pianistët dhe kompozitorët më të mëdhenj të Polonisë. Ai zakonisht perfomon me mazurkan të kombinuar me sharmin e kompozitorëve të mëdhejnj klasikë si Shopin, Bartok e të tjerë.

Në shfaqjen e së shtunës pianisti polak Artur Dutkiewicz ka performuar një program me muzikë klasike, muzikë folklorike polake me improvizime tërësisht origjinale
Kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e festivalit që mbahet në Hotel Rogner në Tiranë, por surprizat nuk mbarojnë. Më 25 korrik, do të vijojnë shfaqjet për festivalin me trion serbe Jayus Jazz dhe Quintetin Piazzola, Fatos Qerimaj.

Ndërsa më 26 korrik do të jetë edhe shfaqja e fundit e këtij festivali me trion zvicerane Thomas Lüthi dhe duetin nga Greqia Dimitris – Patera.
Festival i Jazzit është zhvilluar këto ditë njëkohësisht edhe nëpër qytete të tjera të vendit si Korçë, Shkodër, Pogradec, e më gjerë. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja