Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan sot në një tryezë konsultative të drejtuar nga Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.
Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.
Një risi e propozuar është ajo e funksionit të “Prefektit Detar”, i cili ka në përgjegjësi mbrojtjen e vijës bregdetare.
Gjatë kësaj tryeze konsultative u vlerësuan propozimet e bëra dhe u bënë sugjerime interesante në lidhje me projektligjin e ri.
Duke qenë se po afrohemi drejt fundit të vitit, Ministrja Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por edhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash.
Komente










Prefekt detar!! Me mire do te ishte prefekt ujor,sepse nuk duhet mbrojtur vetem vija bregdetare,duhet menduar dhe per deltat,lumenjte,liqenet.S.d.q me duket propozim i cuditshem.
Përgjigju