Risitë e Qeverisë ‘Rama 2’ ministritë
klasike s’preken, 5 të tjera shkrihen

Risitë e Qeverisë ‘Rama 2’ ministritë<br />klasike s’preken, 5 të tjera shkrihen
Nga kjo asamble Rama i njohu shqiptarët me disa risi dhe surpriza qeverisëse. Ministritë klasike nuk janë prekur në strukturë,- Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, e Drejtësisë dhe e Kulturës.

Ndërsa 5 ministri janë shkrirë plotësisht- ajo e Integrimit, Transportit, Inovacioni, Zhvillimi Urban, dhe Çështjet Vendore. Rama nuk përmendi se kush do t’i ushtrojë kompetencat e ministrive te shkrira, por me shume gjasa kompetencat e ministrisë së Integrimit do të kalojnë pranë ministrisë së jashtme, ndërsa ato te Transporti pranë Ministrisë së Energjisë dhe infrastrukturës.

Ndërsa ministritë e tjera që janë shkrirë, janë bashkuar me Ministrinë e Financave, Mjedisit, Shëndetësisë apo të Arsimit. Krijimi i dy ministrive të shtetit ishin koncepte të panjohura për qeveritë e deritanishme. Një ministri e posaçme për shqiptarët jashtë Atdheut që do të drejtohet nga Majko, do të plotësojë një kërkesë të kahershme mbi krijimin e një ministrie për Diasporën, kur më shumë se 1 milionë shqiptarë jetojnë nëpër botë. Sfidë e kësaj ministrie do të jetë sigurimi i votës së emigrantëve.

Koncept tërësisht i ri dhe i papritur është edhe ngritja e një ministrie shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve. E drejtuar nga Sonila Qato, kjo ministri, siç edhe Rama e shpjegoi, do të mbrojë të gjithë investitorët nga abuzimet shtetërore dhe do t’i ndihmojë ata të ushtrojnë detyrën e tyre në Shqipëri më me lehtësi.

Riorganizimet në 6 ministritë e tjera kishin një lidhje logjike e funksionare të çështjeve, teksa më të forta duket se janë propozimet e bëra nga Niko Peleshi. Ai tha se qeveria e re do të shkurtojë numrin e institucioneve të varësisë nga 141 në 104, pra, 37 më pak. Drejtoritë rajonale të mjedisit, shëndetësisë, arsimit dhe shërbimit social, nga 12 qe janë tani, do të bëhen vetëm 4 në të gjithë vendin. Drejt kësaj skeme pritet të shkojnë edhe degët e thesarit.

Drejtoritë e bujqësisë shkrihen, duke ju ndarë kompetencat mes AKU-së dhe Bashkive. Tatimet dhe doganat bashkohen me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave. Shkrihet po ashtu edhe enti i Banesave, shërbim që do ta ofrojnë bashkitë, ndërsa inspektoratet do të përqëndrohen nën ombrellën e Ispektoratit Qendror në varësi të Kryeministrisë.

Risi është krijimi i Agjencisë së Trajtimit të Titujve të Pronësisë, e cila do të përfshijë legalizimet dhe hipotekat, por grupi i punës në PS nuk është i bindur për shkrirjen në këtë strukturë dhe të agjencisë së kthimit të pronave, për shkak të faturave të larta që ky institucion ka për shkak të vendimeve të Strasburgut.

Grupi i punës propozon edhe një ristrukturim dhe përqëndrim në një dorë të tenderave, por jo për të gjithë ata. Peleshi tha se disa prokurime për mallra mund të bëhen nga një drejtori e veçantë, ndërsa për të tjerat mund të krijohet një strukturë e specializuar. Grupi i punës tha se këto propozime do të zhvillohet më tej nga ministritë e reja për tu vënë në jetë përmes zhvillimeve ligjore.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm