Risitë në teknologji/ Neptun në QTU vjen me dyqanin më ultra-modern të rrjetit

Risitë në teknologji/ Neptun në QTU vjen me dyqanin më ultra-modern të rrjetit

Dyqan i Neptun në QTU

Në mesin e muajit dhjetor që lamë pas Neptun u paraqit me një dyqan të rikonceptuar dhe sipas zërit të fundit të teknologjisë në Qendrën Tregtare Univers, pak përpara çeljes së ofertave të mëdha të fund-vitit. Bëhet fjalë për dyqanin e parë të Neptun të hapur në një qendër tregtare, që përkon edhe me vitin kur QTU çeli për herë të parë dyert, pra në vitin 2005.

Duke qenë se bëhet fjalë për dyqanin kryesor të rrjetit Neptun, që ka sipërfaqen më të madhe dhe që mban peshën më të madhe në shitje, si i tillë nga kompania u mendua që ai të ngrihej në një tjetër nivel, duke aplikuar risi në shërbim dhe prezantimin e produkteve.

 

Neptuni, i dizenjuar sipas një qasjeje moderne dhe me një filozofi që sheh nga e ardhmja, vjen sot me këto pika të forta me dyqanin e ri në QTU:

• Dyqani tashmë është totalisht i rinovuar dhe i konceptuar për të lehtësuar përzgjedhjen e produktit nga konsumatori.

• Duke qenë në linjë me konceptin e vetë qendrës, i është dhënë ndriçim produktit, duke e nxjerrë më në pah atë në mënyrë që të plotësohen nevojat e konsumatorit për të kuptuar tiparet dhe benefitet e çdo pajisjeje.

• Është zgjeruar përzgjedhja për klientët me kategori dhe produkte të reja.

• Tashmë mundësohet krijimi i eksperiencave për klientët në dyqan në disa kategori: TV, IT, Gaming, etj, duke krijuar dhe ndarë zonat e shitjes në mundësi për të provuar dhe përjetuar produktet.

Ky format dyqani përcakton standardin e pikave të shitjeve të Neptun për të ardhmen.

Suksesi i një kompanie varet nëse ajo ecën në një hap apo i paraprin zhvillimeve të tregut dhe kërkesës konsumatore. Tashmë konsumatorët shqiptarë janë më të informuar, të përditësuar dhe më kërkues e selektivë ndërmjet shitësve të autorizuar me pakicë dhe ky është një sinjal pozitiv. Prandaj Neptun ka ndërmarrë këtë nismë, pasi duke qene rrjeti i shitjes më i madh në vend, ndihet i sfiduar dhe krenar që të jetë i pari edhe në aplikimin e ndryshimeve dhe standardizimin me tregun evropian. Një mjedis inovativ i mundëson klientëve që të zbulojnë vlerën e vërtetë që qëndron pas çmimit të produkteve që blejnë.

Çelja e dyqanit të ri të Neptun, që është një kënaqësi më vete për t’u zbulaur përkon me muajin janar, që është muaji i super-oreftave. Ky muaj është muaji i dedikuar markave të mëdha për të cilat Neptun është rishitës i autorizuar.

“Çdo javë do të sjellim ulje në një nga markat e caktuara. Mund të përmendim Javën e produkteve Samsung (ku të gjithë televizorët dhe elektroshtëpiaket e mëdha do të dalin në ofertë), Javën e produkteve Bosch (me fokus në produktet Inkaso të kuzhines), Java e Apple (me ulje në modele smartphonesh si edhe inagurimin e programit Apple While +) si edhe Java e produkteve Beko, me gamën e gjerë të përzgjedhjes që ka” – bën të ditur Drejtoresha e Marketingut në Neptun, Greta Lekaj.

Neptun pritet që brenda vitit 2019, të çelë edhe 5 dyqane të reja në Shqipëri, sidomos në qytetet më të skajshme, duke ardhur edhe më pranë konsumatorit.

Neptun është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Jumbo, SPAR etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë