TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe ish-zv/ministër i rendit ka reaguar sot për arratinë e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës. Ai ka cilësuar se kjo ngjarje “nuk ishte rastësi, por se arratisja dhe rënia e shtetit dy herë brenda një ore ka të bëjë me emërimet që dyshja Rama-Meta po bëjnë edhe në drejtimin e burgjeve”.
 
Ristani ka treguar se në 11 tetor të këtij viti në krye të burgut të Drenovës u emërua Pajtim Meçollari, të hënën është shkarkuar ai dhe është zëvendësuar me titullarin që ishte në detyrë deri ditën e arratisjes.
 
Sipas Ristanit, drejtori Meçollari u shpërblye për detyrat elektorale. Më pas qeveria kuptoi nga prokuroria se ai ndiqej për krim elektoral. “Papërgjegjshmëria dhe shpërblimi i militantëve politikë janë arsyeja e gjendjes së rëndë në vend”.
 
PD i drejtohet që të kthejnë në detyrë profesionistët se vetëm ata mund t’i dalin zot, në të kundër kjo ngjarje s’do jetë e fundit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)