Ristani e akuzoi për fshehjen e Balilit
Reagon Tërmet Peci: Janë gënjeshtra

Ristani e akuzoi për fshehjen e Balilit<br />Reagon Tërmet Peci: Janë gënjeshtra
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një deklaratë për mediat ka ngritur një akuzë teksa shtron pyetjen nëse i shumëkërkuari Kelmend Balili fshihet nga kryebashkiaku i Tepelenës, Termet Peci.
 
"Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe nje shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?" thotë ai.

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peci ka reaguar duke mohuar akuzat e Ristanit për fshehje të Balilit duke i cilësuar si gënjeshtra.  

Pas akuzave të PD, ka reaguar edhe Drejtori i Transporteve në Gjirokastër Dino Selimi duke i cilësuar si shpifje deklaratat.
 
"Ristani shpif dhe kjo qëllimisht. Balilin e kam njohur në rrugë institucionale pasi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Transporteve në Sarandë dhe raportet kanë qenë vetëm në këtë drejtim.
 
Për cdo gjë jam i hapur të vihem në dispozicion të institucioneve ligjzbatuese
" shprehet ai për Report Tv.

 Balili prej 1 viti është në kërkim pasi akuzohet nga shteti grek për trafik ndërkombëtar. Sipas Greqisë, 46-vjeçari drejtonte një rrjet të gjerë trafiku në Ballkan dhe Europë. Bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar në Greqi, Belgjikë dhe Holandë, por ende nuk është bërë i mundur i Kelmend Balili, i cili dyshohet se drejtonte të gjithë rrjetin.

Deklarata e plotë e Arben Ristani
Pas presionit të hapur ndërkombetar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës.
 
Ndërkohë Klement Balili, i kërkuar nga gjysma e policive të Europës, nga DEA amerikane, i konsideruar nga CNN si eskobari i ballkanit, është akoma i lirë, duke kapur peshk nga jahti i tij e duke bredhur nga dasma në dasëm.
 
Partia Demokratike e denoncoi emërimin e Klement Balilit në zyrat e shtetit, që në maj të vitit 2014. Ne bëmë publike, prova, fakte, se si në vitin 2006, ky trafikant ishte kapur në një aksion të forcave speciale me helikopter, me 750 kilogramë drogë.
 
Partia Demokratike kërkoi 36 herë në 2 vite e gjysëm largimin e Klement Balilit nga administrata shtetrore ku e emëruan Rama dhe Meta dhe venien e tij para drejtësisë.
 
E megjithatë, Rama dhe Meta, e mbajtën, e mbrojtën deri në fund, e mbrojtën edhe kur u shpall në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016.
 
Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe nje shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?​



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu