Ristani e deputeti me banorët e
Dhërmiut, pas shembjes së Kishës

Ristani e deputeti me banorët e<br />Dhërmiut, pas shembjes së Kishës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i shoqëruar edhe nga deputeti Aldo Bumçi, bashkëbiseduan me banorët e Dhërmiut për prishjen e Kishës së fshatit të tyre nga autoritet qeveritare.

Ristani e vlerësoi prishjen e Kishës si një akt arbitrar që kthen vendin në kohërat më të errëta të diktaturës, por edhe një akt për hequr vemendjen e qytetarëve nga problemet e mëdha të vendit si trafiku i drogës apo situata e rëndë ekonomike.

“Pa gdhirë, sot në mëngjes, në errësirë të plotë, Rama dhe Kokëdhima shembën Kishën e Shën Thanasit. Një veprim monstruoz, një veprim me precedent vetëm në kohërat më të errëta të dikaturës komuniste, një veprim që i vë minat bashkëjetesës ndërfetare, një tradite shumë të mirë të shoqërisë shqiptare. Një diktat i tillë shtrembëron konceptin e demokracisë dhe lirisë ku jetojmë. Megjithatë më duhet të theksoj që po sot kishim një avion droge, që siç e dini ishte ngarkuar për të transportuar nga Shqipëria, dhe duket qartë që veprime të tilla bëhen për të shkëputur vemendjen e publikut nga rënia në pikiatë e ekonomisë, nga problemet e mëdha të drogës, nga problemet e mëdha të korrupsionit, nga krimi që po lulëzon në këtë vend dhe thellohet më tepër duke i fryrë një konflikti fetar dhe një situate që është e papëlqyeshme për të gjithë ne”, tha Ristani.

Deputeti Bumçi tha se prishja e kësaj kishe ishte një lajm i keq që vendi s’mund ta ketë pas historisë së trishtë në kohën e diktaturës. Bumçi shtoi se qeveria duhet të kishte ndjekur një rrugë tjetër dhe jo këtë sjellje primitive.

“Mbas asaj historie të tmerrshme të shkatërrimit të kishave dhe xhamive, të përsekutimit të klerit, Shqipëria nuk duhet të prodhonte më lajme të prishjes së objekteve të kultit. Eshtë e paimagjinueshme pas 25 vitesh. E dyta, ne duhet të respektojmë Trashëgiminë historike dhe kulturore në Dhërmi. Jemi të vonuar në hapjen e përmendoreve në hapjen e shkollave shqipe para 400 vitesh si këtu në breg, në Kurbin apo në Lezhë. Por asgjë nuk e përligj këtë sjellje barbare e primitive. Nuk mund të vijë më shteti e të prishë objekte kulti. Ka 1 mijë mënyra për të komunikuar me komunitetet fetare, për të nderuar historinë dhe njerëzit që kanë kontribuar në identitetin kombëtar shqiptar. Por jo në këtë mënyrë”, u shpreh Bumçi.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën