Ristani e Paloka: Përshkallëzojmë 
​protestat në të gjithë Shqipërinë

Ristani e Paloka: Përshkallëzojmë <br />​protestat në të gjithë Shqipërinë
Partia Demokratike ka vendosur që të vijojë protestat për parkun e liqenit dhe jo vetëm, pasi ato do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e grupit parlamentar është diskutuar për këtë çështje dhe se është vendosur që të ketë protesta të vazhdueshme.

Aksioni do të përshkallëzohet duke zgjeruar aleancën me qytetarët dhe në një datë të afërt do të ketë një protestë kombëtare.

Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, u shpreh se do të ketë një kombinim të një aksioni qytetar dhe opozitar për t’iu kundërvënë kësaj qeverie që sipas tij, me arrogance, çdo ditë shkel ligjin dhe Kushtetutën. "Kërkon t'i tregojë jo vetëm opozitës por edhe qytetarëve të këtij vendi se janë ata oligarkia e sotme që nuk do të dijë më as për ligj, as për Kushtetutë, por do të vijojnë të dhunojnë deri në ekstrem qytetarët e këtij vendi për të pasuruar këtë klikë oligarkësh, për të bërë që ky vend pak e nga pak të shkojë drejt tiranisë. Dhe ne këtë s'mund ta lejojmë", u shpreh Paloka.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, tha se "opozita do të krijojë një aleancë të gjerë me qytetarin, një aleancë e gjerë për Tiranën për tu përshkallëzuar në të gjithë Shqipërinë".
 
Prononcim për mediat i Ristanit dhe Palokës
 

Arben Ristani: "Opozita dhe Partia Demokratike do të rrisin aksionin politik dhe jo vetëm por edhe aksionin qytetar sepse do të krijojmë një aksion të gjerë për Tiranën ku do ti bëjmë thirrj​e të gjithë opinionit publik në Tiranë dhe shkallë kombëtare që të bashkohen me kauzën tonë, me kauzën e antikrimit, me kauzën e lirisë dhe betejës me antikushtetuetshmërisë që po ndodh dhe ne duhet të ngrihemi të gjithë të bashkuar kundër kësaj anti të madhe që ka krijuar ky pushtet, për të realizuar atë që shqiptarët presin nga opozita në mënyrë që krijojmë një jetë më të mirë dhe më të denjë në këtë vend. Ju e shihni që çështja nuk është vetëm për betonizimin e Parkut të Liqenit. Kjo është një nga arsyet. Do të ketë protesta të vazhdueshme dhe siç e thashë do të krijohet një aleancë e gjerë me qytetarin, një aleancë e gjerë për Tiranën për tu përshkallëzuar në të gjithë Shqipërinë".
 
Kjo aleancë a mund të shkojë deri në mosbindje civile?
Të gjitha format demokratike, janë ato që do të shfrytëzohen. Çështja është që të gjithë duhet të jemi të bindur që betonizimi i Parkut të Liqenit është një nga treguesit e paligjshmërisë së këtij pushteti, është një nga treguesit e antidemokracisë ashtu sikundër është shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç janë kriminalizimi i jetës politike dhe i administratës shtetërore. Pra janë të gjitha së bashku që duhet të na bindin që të të jemi të gjithë të bashkuar për tia dalë mbanë.
 
A do të kushtëzojë vendimi i sotëm qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi?
Ne kemi treguar në mënyrë të vazhdueshme që kemi qenë konstruktiv, kemi qenë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunëtorë për të realizuar ato gjëra që janë të mira për këtë vend. Por të gjithë e shohin që përballë kemi një mur të shurdhët që çdo gjë e ngre mbi arrogancën, që çdo gjë e ngrë mbi interesat e oligarkisë duke e zhvatur këtë popull për xhepat e tyre.
 
A ka një datë se kur do të nisin protestat?
Aksioni do të jetë në vazhdim dhe permanent. Do të jetë një aksion me aktivitet të vazhdueshme dhe i përditshëm deri në realizimin e qëllimit.
 
Z. Paloka, a do të shkoni në parlament apo do të vijoni me qendrimin e kushtëzuar?
Mbledhja ishte sot e përbashkët e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së PD dhe vendimet që u morën janë ato që u tha z.Ristani. Ne do të kemi një aksion të përshkallëzuar jo vetëm qytetar sepse siç e kemi theksuar edhe në protestën e sotme ne jemi aty jo vetëm si opozitarë kundër antikushtetueshmërisë në vendimet e kësaj qeverie por edhe si qytetarë të këtij vendi. Pra do të kemi një kombinim të një aksioni qytetar dhe opozitar për t’iu kundërvënë kësaj qeverie që me arrogance, çdo ditë shkel ligjin dhe Kushtetutën dhe kërkon ti tregojë jo vetëm opozitës por edhe qytetarëve të këtij vendi se janë ata oligarkia e sotme që nuk do të dijë më as për ligj, as për Kushtetutë, por do të vijojnë të dhunojnë deri në ekstrem qytetarët e këtij vendi për të pasuruar këtë klikë oligarkësh, për të bërë që ky vend pak e nga pak të shkojë drejt tiranisë. Dhe ne këtë smund ta lejojmë.

paloka

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin