Partia Demokratike denoncon fushatën e re të spastrimit në polici pas rekomandimit për statusin. Përmes një deklarate për shtyp deputeti demokrat Arben Ristani tha sot se 18 oficerë karriere, dhe 5 drejtues të lartë, janë larguar nga puna, pa motiv ligjor, menjëherë pas marrjes së rekomandimit.