Ristani: Jo koalicion mes PD
e LSI, vetëm bashkim opozitar

Ristani: Jo koalicion mes PD<br />e LSI, vetëm bashkim opozitar<br /><br>
Protestat do të nisin në 27 janar dhe nuk do të përfundojmë pa largimin e kryeministrit Rama nga qeverisja. Kështu shprehet Sekretari i Përgjithëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për Report TV, duke shtuar zgjiedhje politike me Edi Ramën nuk mund të ketë. 

“Përfundimi sigurisht do të jetë me realizimin e qëllimit të protestës dhe qëllimi i protestës është largimi i Edi Ramës dhe po u arritur ky qëllimi protesta nuk do të mbarojë”, tha Ristani.

Ristani flet edhe për raportet e vendosura mes PD dhe LSI-së, duke dhënë një përgjigje edhe për mundësinë e një koalicioni elektoral për zgjedhjet e ardhshme. 

“Në këtë moment që jemi, jemi në një bashkim të natyrshëm të forcave. Unë do të preferoja dhe besoj se si unë dhe shumë demokratë të tjerë, dhe kështu do të ndodh në realitet për shkak të llogarive elektorale që, forcat politike të garojnë dhe të masin veten, më vete në zgjedhje. Pastaj është populli që dikton me votë se si do të jenë koalicionet”, tha Ristani.

A do të bëhet pengesë protesta për procesin e nisur të riorganizimit të PD-së? Protesta që do të zhvillohet më 27 janar do të jetë masive, thotë Ristani, duke vënë në dukje se qytetarët janë të rebelikuar kundër qeverisë. 

​“Paralelisht me protestën do të vazhdojë edhe edhe procesi i ristrukturimit organiziativ të PD sepse sipas statutit i PD mandatet janë drejt përufndimit të tyre”, bëri me dije Sekretari i Përgjithshëm i PD. 

VIDEO/Intervista e plotë me Sekretarin e Përgjithëm të PD-së, Arben Ristani

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)