Ristani: Kohë të këqija po kalojmë
Rama i vendosur ta bëjë më keq

Ristani: Kohë të këqija po kalojmë<br />Rama i vendosur ta bëjë më keq
TIRANE- Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Mzez, ku një i ri humbi jetën dhe babai i tij u plagos pasi ranë në kontakt me korrentin, ka reaguar deputeti i PD, Arben Ristani. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thotë se 26-vjeçari po rilidhte energjinë e ndërprerë, për të çuar energji elektrike në banesën e tij. Ristani akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë se “janë te vendosur ta bëjnë edhe më keq” situatën në vend. Ndërsa thotë se qytetarët duhet të zbatojnë ligjin, Ristani shprehet se “së pari ata meritojnë një shtet të drejtë dhe shërbime dinjitoze”.
 
“Disa te vetëvrare për shkak te pushimit arbitrar nga puna, te tjera jete te humbura për te çuar drite te fëmijët dhe pleqtë ne shtëpi. I fundit djaloshi 26 vjeçar sot ne Mezez, vdiq pasi ra ne kontakt me rrymën elektrike, duke tentuar te çoje korrent ne familje.
Kohe te këqija po kalojmë.
Rama dhe rilindja e tij mashtruese janë te vendosur ta bëjnë edhe me keq.
Bashkatdhetarët e mi, ne duhet ta zbatojmë ligjin, por ne meritojmë një shtet te drejte dhe qe i do shtetarët e tij, qe përpiqet t'ju siguroje pune, strehim dhe shërbime dinjitoze, një shtet qe te hedh dorën ne qafe dhe te drejton ne rrugën e duhur te zhvillimit. Ne duhet një ore e me pare te ndalojmë dhunën e pashpirt te antinjeriut dhe bandës se tij. Mashtrimi, padrejtësia, mungesa e dashurisë për njeri-tjetrin nuk duhet te zërë rrënjë midis nesh”, shkruan deputeti Ristani.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë