Ristani: Kokëdhima lëshoi urdhër
për shkarkimin e punonjësve në jug

Ristani: Kokëdhima lëshoi urdhër<br />për shkarkimin e punonjësve në jug
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ristani akuzoi deputetin Socialist Kokëdhima për lëshimin e një urdhri për shkarkimin e punonjsve të administratës te disa bashkive në jug.

“Operacioni i Partisë për spastrime nga puna dhe krijimin e vendeve për militantët ka nisur edhe në Jug, nën drejtimin e komisarit Kokëdhima. Pasi mori gjithë zonën e Jugut nën zotërim me dekret të posaçëm nga Edi Rama, puna e parë e Koços ka qenë kalimi në sitë i administratës, identifikimi i çdokujt që mund të ketë biografi jo të mirë. Ja ku është shkresa që zyra e Kokëdhimës ka shpërndarë për gjithë institucionet, ku i kërkohet me urgjencë të plotësohen formularët për çdo punonjës të administratës”, deklaroi Ristani. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool