Ristani: Mazhoranca e lidhur me
krimin, ja si e kreu vrasjen Frroku

Ristani: Mazhoranca e lidhur me<br />krimin, ja si e kreu vrasjen Frroku
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, pak para votimit të autorizimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Mark Frroku, në relacionin e opozitës zbardhi detaje nga raporti i Prokurorisë se Përgjithshme mbi ngjarjen e viti 1999 në shtetin belg.

Sipas deputetit demokrat të gjitha hetimet e kryera nga autoritetet belge flasin për vrasje të deputetit kristiandemokrat Frroku, çka për opozitën është shenjë e kriminalizimit të parlamentit nga ana e mazhorancës.
 
“Akzua e rëndë për vrasje të krijon përshtypjen se Kuvendi është shndërruar në një kaush burgu. Përgjegjësia për këtë degradim është e kryeministrit Rama, pa mbështetjen e shtetasve të akuzuar për vrasje, përdhunim dhe trafik droge nuk do të ishin bërë kurrë deputetë. Mos bërja deputetë do t’i kishte kursyer vendit këtë pasojë të rëndë. Në kërkesën e ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm shpjegohet se Mark Frroku dhe vëllezerit e tij kanë qenë përgjegjes për 3 prostituta në Bruksel. Viktima me origjinë nga Shkodra është hequr si polic i Interpolit dhe në Shqipëri e njeh familjen e shtetases me inicial L. Nga frika se familja e saj do të marrë vesh rreth aktivitetit të saj, shtetësja L. i telefonon tutorit të saj Nard Frrokut i cili ndodhej në atë kohë në Shqipëri. Ai e këshillon të njoftojë të vëllain Dritan alias Mark Frroku. Mark Frroku e fton t’i ngrejë një kurth viktimës, shtetësja L kontakton në telefon viktimën Aleksandër Kurti dhe e siguron që ajo do të ishte e vetme në atë takim. Në orën dhe në vendin e caktuar nuk është shtetësja me inicial L. por 4 persona që e qëllojnë atë për vdekje. Këto janë rrethanat që shoqërojnë kërkesën e Prokurorit. Me vendim të datës 15 janar 2010 në mungesë të shtetasit Frroku gjykata belge e dënon me 10 vjet heqje lirie.” tha Ristani
 
Sipas opozitës meta e rama janë fajtor se kanë mbajtur të fshehtë dy herë kërkesën e Interpol Brukselit, derisa deputeti Mark Frroku të jepte dëshminë kundër akuzës së deputetit Tom Doshi, që përfshiu zotin Meta në skenarin e vrasjes së dy deputetëve.
 
“Të gjitha faktet e bëra publike nga opozita, kanë detyruar ndërkombëtarët të kërkojnë nxjerrjen nga Kuvendi të personave me rekorde kriminale. Rama e përdori Frrokun për një tjetër skandal, atë të atentatit ndaj dy deputetëve. Por për interesa të ngushta kriminale kryeministri Rama nuk ka lejuar drejtësinë të bëjë punën e saj. guximi i strukturave të policisë për të fshehur një kërkesë ndërkombëtare për të fshehur deputetin Frroku edhe pse provat ishin bërë publike që në 2014. Në këtë mënyrë Edi Rama është ekspozuar plotësisht se me krimin po i imponohet shoqërisë shqiptare.” tha deputeti Arben Ristani

ristani

Por deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar replikat mes tyre. Ka qenë deputeti socialist Armando subashi i cili në relacionin e Këshillit të Mandateve ka theksuar se deputetët e mazhorancës i kanë hapur rrugë punës së Prokurorisë . Por ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar të turpshëm faktin se mazhoranca nuk lexoi asnjë paragraf për të cilën Prokuroria kërkon arrestimin e kristiandemokratit Mark Frroku. 

“Këshilli për Mandatet në cilësinë e organit përgjegjës morri në shqyrtim kërkesën e ardhur nga Prokuroria e  Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Shqyrtimi i bë mbi bazën e rregullore së Kuvendit. Diskutimi dhe mbledhja e këtij Këshilli u bë në praninë e përfaqësuesëve të prokurorisë, avokatëve dhe deputetit. Do të thoja që mbasi ne dëgjuam palët dhe diskutimin që u bë, të gjithë deputetët u shprehën në parim dakort për t’i dhënë rrugë kërkesës së prokurorisë, aty kishte dhe pretendime të ndryshme nga deputetët e opozitës. Në dy rastet e fundit, ka disa probleme të diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së Kuvendit.” tha Subashi

subashi

"A ka fyerje më të rëndë për publikun se sa në një akt të tillë, mblidhet Kuvendi dhe më të gjithë fuqinë e tij vendos për arrestimin e një deputeti, dhe përfaqësuesi i mazhorancës nuk guxon të shqipërojë asnjë nga frazat për të cilat prokuroria kërkon arrestimin e tij, por u flet shqiptarëve me një gjuhë të cilën i inferiorizon ata në një shkallë ekstreme. Nuk mund të flitet kështu në parlament, por të paktën të citohen frazat kryesore të prokurorit për një deputet që sipas Gjykatës së Apelit në Belgjikë vrasje në një stacion treni. Nuk flitet në këtë mënyrë se vetëm sa ju mbështjes më shumë me krimin." tha Berisha 

sali berisha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve