Ristani: Pasiguria është kthyer në
normë, Rama flet për realitet imagjina

Ristani: Pasiguria është kthyer në<br />normë, Rama flet për realitet imagjina
Partia Demokratike ka reaguar mbi atë çka u tha në konferencë të posaçme për rezultatet e dy muajve të parë të zbatimit të projektit “Komisariati Dixhital”. Deputeti i PD-së, Arben Ristani në një deklaratë për mediet e cilësoi propagandë suksesin e deklaruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama duke nënvizuar se  “pasiguria e qytetareve po kap majat dhe kriminaliteti është zgjeruar e konsoliduar në rrugë e në zyrat e shtetit”.
 
“Më kot presin qytetarët të dëgjojnë nga kryeministri një shpjegim për kanabizimin e krejt vendit, nga veriu në jug nga lindja në perëndim. Më kot presin qytetarët të dëgjojnë nga kryeministri se përse Shqipëria është rikthyer në rrugët e tregtimit të kokainës dhe heroinës. Lëvdon Edi Rama ministrin e tij, por nuk jep as më të voglin sqarim se përse Saimiri rrinte me Durimin, në zyrë, në kafe e në zona rezidenciale, kur vetë Ministri e paska pranuar se ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e bankierit Santo”, u shpreh Ristani.
 
Deputeti i PD-së më tej akuzoi për një “pakt mes krimit dhe shtetit”. “Pasiguria është kthyer në normë, vrasje, grabitje me maska të turistëve dhe qytetarëve, aksidente që marrin jetë ndodhin çdo ditë. I vetmi që nuk e sheh këtë situatë është Edi Rama, i cili provokon edhe më shumë shqiptarët duke u rrëfyer atyre një realitet që ata nuk e kanë, nuk e hasin, nuk e jetojnë. Po tregon forcën çdo ditë ndaj të pamundurve, ndërkohë që gangot e lidhur me qeverinë bëjnë çdo ditë paradë e shtojnë përfitimet e tyre, dhe pasiguria e kriminaliteti njeh vetëm rritje”, shtoi Ristani.
 
Deputeti i opozitës e ilustroi gjendjen e krimit në vend dhe me një ngjarje e cila ndodhi gjatë kohës që po zhvillohej konferenca për projektin “Komisaritati Dixhiatal”. Ristani iu referua në këtë rast grabitjes së një makine nga persona me maska dhe të armatosur, ngjarje e ndodhur në Rinas.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës