Ristani për reformën:PD kërkoi
"Drejtësi" europiane, jo kolumbiane

Ristani për reformën:PD kërkoi<br />"Drejtësi" europiane, jo kolumbiane
Menjëherë pas mbylljes së takimit mes Kryeministrit, Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ka ardhur reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani i cili ka thënë se në trenin e reformës nuk u përfshi opozita, por mazhoranca e cila, sipas tij, kërkoi që të realizonte një reformë kolumbiane e jo evropiane.

Sipas Ristanit Kryeministri u detyrua që të hipte në këtë tren, të cilin, siç thotë Ristani, opozita do ta çojë atë në destinacion.
Ky reagim i Arben Ristanit ka ardhur në rrjetin social “Facebook”.
 
Ja mesazhi i tij i plotë.
 
Pas takimit me Metën, pseudoreformatori Rama, u shpreh se "opozita u përpoq të ndalte trenin e reformës në drejtësi, por i hipi vetë atij treni".
Në fakt sado që ulurin boria e makinës shtetërore shkataraqe të Ramës dhe Metës, nuk e fsheh dot të vërtetën.
Rama u detyrua të ndërrojë tren.
Venecja e hipi dhe Ramën në trenin e opozitës për drejtësi europiane dhe jo drejtësi kolumbiane, siç donte ai.
Tani opozita do udhaheqë reformën per ta çuar trenin në destinacion.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron