Ristani: Paradoks, ambasadori i
bandave flet për sigurinë publike

Ristani: Paradoks, ambasadori i<br />bandave flet për sigurinë publike
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri projektligjit për sigurinë publike. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani tha se është një paradoks që të flitet për sigurinë publike kur në krye është "ambasadori i bandave", - siç ai i referohet ministrit.

“Shumë paradoske ndodhin në Shqipëri, por më e rënda është kur njeriu i krimit në qeveri, kur ambasadori i bandave, kumbari i trafikut të drogës, Saimir Tahiri, flet për sigurinë publike. Flet për sigurinë publike ministri më i akuzuar në këto dy dekada, protektori i parcelave me hashash, komandanti i trafikut të drogës.
Flet për sigurinë publike, ministri, implikimet e të cilit në trafik e krim janë ndërkombëtarizuar nga mediat më në zë të europës. ”
-  u shpreh ai në një dalje për mediat.

Më tej,Ristani sërish kërkon largimin e ministrit Tahiri duke e cilësuar si ministrin më të diskretituar. Sipas tij nuk mund të ketë një vend të sigurt kur nga veriu në jug qarkullon droga me tonelata.
 
Deklarata e plotë  e Arben Ristanit
 
Ky ministër që duhej të kishte ikur nga detyra e të ishte marrë nën hetim, ditën që u zblua se mjeti i tij privat, ishte taksia e habilajve në Vlorë, një grup me rrezikshmëri të lartë që mbahej nën vëzhgim nga policia. Ky minister, që duhej të kishte ikur nga detyra e të ishte marrë nën hetim, ditën kur vetë e pranoi se nuk zbaton vendimin e gjykatës dhe fsheh pasurinë, duke shitur pronën në të zezë.

Ky ministër që duhej të ishte larguar e të ishte marrë nën hetim, kur doli se përveç makinës së tij private, që u siguronte habilajve imunitet e paprekshmëri, u kishte lënë atyre në shërbim edhe shefin e kufirit të Dhërmiut, aty ku magazinohet e transportohet droga për në Itali.
Ky ministër, që i vuri flakën provave për 30 trafikantë e banda droge, duke i shpëtuar ata nga ligji. Flet për sigurinë publike ky palo minister, që është dokumentuar nga partnerët, duke biseduar, duke u shfajësuar para trafikantëve se dëmin nuk e kishin prej tij. Flet për sigurinë publike ministri më i akuzuar në këto dy dekada, protektori i parcelave me hashash, komandanti i trafikut të drogës.

Flet për sigurinë publike, ministri, implikimet e të cilit në trafik e krim janë ndërkombëtarizuar nga mediat më në zë të europës. Çfarë sigurie publike mund të ketë në një vend, i mbjellë me hashash nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Çfarë sigurie publike mund të ketë një vend, ku droga qarkullon me tonelata dhe avionët transportues të drogës pushtojnë qiellin e vendit.

Mund të shfaqet si klloun me kufje Tahiri, por çdo shqiptar e di, e njeh, se ai është narko-ministri, më i diskredituari i kësaj qeverie të zhytur në krim.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal