Ristani: PD iku nga arroganca e 
dehja nga pushteti, por PS zhvat!

FIER - Akuzat për keqqeverisjen e socialistëve kanë qenë kryefjalë e fjalimit të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, gjatë fjalës tij në përvjetorin e 24 të krijimit të Partisë Demokratike dega Fier.

Ky përvjetor e gjeti këtë forcë politike me seli të re në qytetin jugor, ndërsa Arben Ristani teksa e cilësoi si të suksesshme qeverisjen 8-vjeçare të së djathtës nuk kurseu akuzuat për punën 1-vjeçare të qeverisë Rama.

Ndër të tjera Ristani pohoi se humbja e së djathtës erdhi edhe si pasojë e arrogancës pas tete vitesh qeverisje, gjë për të cilën lidershipi i ri i kësaj force politike kërkoi edhe falje.

Ristani Fier

“Ishte një largim le të themi nga njerëzit pas 8 vjetësh pushtet ishte le të themi pak arrogancë nga drejtuesit e Partisë Demokratike në administratë shtetërore, por vetëm kaq, nuk ishte tallje ndaj njerëzve, nuk ishte gënjeshtër ndaj njerëzve, është tjetër gjë pak arrogancë apo pak dehje nga pushteti dhe është tjetër gjë mashtrimi, është tjetër gjë zhvatja, dhuna, është tjetër gjë dhe tallja ndaj njerëzve. Këta kanë këtë model, ne kemi modelin tonë të punës dhe djersës dhe të qenurit afër me njerëzit”, tha Ristani

Ndërkohë kreu aktual i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baci pohoi se rritja e numrit të anëtarësisë, kryesisht me të rinj do jete prioritet i punës tij.

Ristani Fier

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)