Ristani: Rama drejtësi për kërbaç
ndaj qytetarëve, nuk do e lejojmë

Ristani: Rama drejtësi për kërbaç<br />ndaj qytetarëve, nuk do e lejojmë
SHKODËR - Nga ceremonia e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Shkodër, deputeti Arben Ristani ka shprehur edhe një herë qëndrimin e së djathtës, se nuk do të pranojnë reformën në drejtësi nëse nuk ka tërheqje të mazhorancës, nga "kapja politike e pushtetit gjyqësor". 

"Nuk duam drejtësi të kapur nga pushteit. Nuk lejojmë që Rama të kapë reformën për të shtuar kërbaçet për qytetarët. Ne duam një drejtësi që të bëjë drejtësi", u shpreh Ristani nga Shkodra. 

Ristani kërkoi nga demokratët e Shkodres që të bashkohen të gjithë së bashku dhe të lënë pas problemet mes njëri-tjetrit për të rrëzuar qeverinë Rama-Meta.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe deputet e PD- së Qarkut Shkoder, drejtuesit aktual, dhe ish drejtuesit ndër vite të PD-së, themeluesit e saj si dhe simpatizantë.

Një ditë më parë lideri i opozitës Basha pas një takimi që pati  me ekspertët e PD-së, tha se është pikërisht kryeministri Rama që do politizimin e sistemit të drejtësisë, pas këmbënguljes së ekspertëve të shumicës për emërimet me 3/5 (shumicë e cilësuar) në institucionet e drejtësisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit