TIRANË - Deputeti i PD, Arben Ristani në një deklaratë për media ka denoncuar qeverisnë pasi sipas tij ka rinisur fushatën e spastrimeve në polici pas marrjes së rekomandimit për statusin.
“18 oficerë karriere, dhe 5 drejtues të lartë, janë larguar nga puna, pa motiv ligjor, menjëherë pas marrjes së rekomandimit.”-tha ristani duke theksuar se “Kryeministri Rama ka nisur një fushatë të re spastrimi në Policinë e Shtetit, menjëherë pas marrjes nga Komisioni Europian të rekomandimit për statusin e vendit kandidat.”
Deputeti i PD, ka vijuar më tej duke thënë se “Kur nevoja për zbatimin e ligjit dhe standardeve është rritur për para vendimit për statusin, kur pritet pjekuri nga Kryeministri. Edi Rama bën krejt të kundërtën duke larguar nga policia profesionistët e mbetur për t’i hapur rrugë militantëve të paaftë”.
Sipas tij pasojat e kësaj politike me policinë i kanë dhënë rezultatet pasi “treguesit e rendit dhe të pasigurisë së jetës, në vend janë përkeqësuar.”-tha Ristani duke shtuar “Këtë kryeministri e di mirë, por popullit ia fsheh. Në këto 5 muaj, kanë ndodhur 375 vjedhje prone më shumë se në 6 muajt e vitit të shkuar.”
Në përfundim të deklaratës së tij Arben Ristani, ka bërë edhe një përmbledhje të aksidenteve dhe vrasje duke i krahasuar me një vit më parë. “Këto 5 muaj, kanë ndodhur 138 aksidente më shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm. Kanë ndodhur më shumë vrasje në këto 5 muaj, dhe më shumë viktima, se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.”
“Të nderuar qytetar, kjo është paaftësia dhe hipokrizia e rilindjes, kjo është puna e saj, duke përkeqësuar jetën tonë me ritme skandaloze.”- përmbylli deklaratën e tij Arben Ristani
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35