TIRANË - Për demokratët nuk ka qëndrim me dy standarde të opozitës sa i përket mandatit të deputetëve të inkriminuar dhe kjo sipas Arben Ristanit duhet sanksionuar në ligjin e posaçëm për dekriminalizimin. Ndonëse një ditë më parë edhe deputetë te opozitës votuan në Këshillin e Mandateve për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetueses për mandatin e Mark Frrokut, më pas demokratët akuzuan qeverinë për mungesë vullneti për dekriminalizimin. Sot anëtari i këtij këshilli Arben Ristani tha se çështje kyçe për këtë situatë mbetet miratimi i ligjit të dekriminalizimit që do të pastrojë parlamentin nga deputetë me të shkuar kriminale.
“E rëndësishme është që procesi i dekrimininalizimit të shkojë deri në fund dhe ligji të miratohet. Ligji e zgjidh këtë punë, nuk është çështja që zoti Frroku nuk ka ardhur pa arsye 6 muaj në Kuvend. Në tërësi çështjen e zgjidh miratimi i ligjit të dekriminalizimit, që njerëz që akuzohen për krime të rënda të mos jenë pjesë e politikës shqiptare”, tha Ristani.
Madje deputeti Genti Straziimiri, që është anëtar i Këshillit të Mandateve tha se i qëndron deklaratës zyrtare të PD për këtë situatë në Kuvendin e Shqipërisë.
Një ditë më parë në një seancë me dyer të mbyllura, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës që përbëjnë Këshillin e Mandateve vendosën t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim në lidhje me mandatin e deputetit kristian demokrat Mark Frroku, i cili prej gjashtë muajsh ndodhet nën masë arresti për akuzat e drejtësisë belge në lidhje me vrasjen e një shqiptari në vitin 1999.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com