Ristani: Strazimiri s'kishte pistoletë
 në foto duket këllëfi i celularit

Ristani: Strazimiri s'kishte pistoletë<br /> në foto duket këllëfi i celularit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, u shpreh sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, se Gent Strazimiri nuk ka patur pistoletë me vete në protestën e opozitë te Parku i Liqenit.

Sipas tij, ajo që duket si pistoletë, është këllëfi i celularit, ndërsa akuzoi mediat se arma është shpikje e tyre për të njollosur protestën e PD.


arma
(Foto e Strazimirit me armë në brez gjatë protestës te Liqeni)

"Të jeni të bindur që deputeti Strazimiri nuk ka pasur pistoletë. Unë ua thashë edhe në pronononcimin më përpara. Eshtë një mashtrim mediatik ndaj deputetit Strazimiri për të njollosur aksionin e opozitës. Fotoja nuk tregon asgjë. Për mua ka qënë këllëfi i celularit. Megjithatë të mos merremi me këto. Deputeti Strazimiri nuk ka pasur pistoletë me vete", u shpreh Ristani.
 
Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë arrestim në kushte flagrance për Strazimirin.

"Më lejoni t’u jap unë një përgjigje. Besoj se i keni termat gabim. Kërkimi në parlament për arrestimin në flagrancë janë dy terma që nuk shkojnë me njëri tjetrin. Arrestimi në flagrancë, në rast se do të kishte kushte flagrance, duhet të ishte bërë. Në rast se s’ka kushte flagrance nuk mund të bëhet", tha Ristani. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja