Ristani: Tahirin kreu evazion fiskal 
shiti makinën "Audi" në të zezë
 

Ristani: Tahirin kreu evazion fiskal <br />shiti makinën  ">
Vazhdojnë akuzat ndaj Ministrit të Brëndshëm Saimir Tahiri. Partia Demokratike kërkon largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm. Përveç akuzave për trafik droge opozita e akuzoi dhe për evasion fiskal.

Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, i është referuar deklaratave të Tahirit në një emision televiziv i cili u shpreh se makina e tij është shitur para disa vitesh. Ajo rezulton sërish në sistem për shkak të një gjobe që i është vendosur nga gjykata për shpifje në dëm të fëmijeve të ish kryeministrit Berisha ndërkohë që përmbarimi ka bllokuar cdo lëvizje është shprehur ministri .Sipas Partisë Demokratike, fakti që ai nuk disponon dokumeta të shitjes së makinës, do të thotë që ai ka kryer evasion fiskal. 

"Si pa të keq, ndoshta nën efektin e substancave trullosëse Saimir Tahiri pranoi mbrëme në heshtje faktin se makina e tij private është përdorur nga habilajt për transport droge por ai nuk paska lidhje se e paskësh shitur makinën.Ministri i Brendshëm pranoi se Audi që kanë përdorur trafikantët për të pasur lehtësi në lëvizjet e tyre, brenda vendit dhe në pikat kufitare, është makina e tij.Pra e famshmja AA003GB, vetura e Saimir Tahirit është përdorur nga habilajt e drogës, siç dëshmoi oficeri Zagani.Eshtë përdorur makina e Saimirit nga bandat sepse me këtë targë askush nuk i ndalonte ato, madje i nderonin kudo.Në një përpjekje të dëshpëruar për t’iu fshehur akuzave, Tahiri tha se e kishte shitur makinën."- tha Ristani në një dalje për mediat.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë