Ristani:Trafiku i drogës me avionë
vazhdon ende, kumbarët në qeveri

Ristani:Trafiku i drogës me avionë<br />vazhdon ende, kumbarët në qeveri
Situata me trafikun e drogës dhe përfshirja në të e policisë dhe qeverisë duket se është një nga arsyet që do të nxjerrë të demokratët në protesta qytetare. Nga selia blu Sekretari I Përgjithshëm Arben Ristani tha se qytetarët nuk mujd të lejojnë legjitimimine këtij kriminalizimi.

Demokratë kanë një sërë arsyesh për të thirrur qytetarët në sheshin e protestave, një prej të cilave sipas sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani është situata me trafikun e drogës dhe implikimi I qeveritarëve në të. Nga selia blu deputeti Arben Ristani paralajmëroi një reagim të ashpër qytetarët për këto ngjarje që po ndodhin në vend.

"Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës.Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal. Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.
Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës.
Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin.Mirëpo trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje"
-tha Ristani

Ristani tha se qeveria nuk po bën asgjë për ta ndaluar biznesin kriminal të trafikut të drogës,ndërsa kumbarët e tij sipas tij janë në qeveri dhe polici.

"Çfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë"

Muaji shtator pritete të jetë jo vetëm nisaj e përballjes së opozotës në parlamnet për projektet ligjore të qeveirsë por edhe betejë në rrugën e protestave për të kundërhtuar programion që sipas kryetarit të PD Basha po rrënon shqiptarët.
 
Ja deklarata e plotë e Arben Ristanit
Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës.Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal. Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.

Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës.
Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin.Mirëpo trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje.

Trafiku i drogës do të vazhdojë sigurisht sepse është rezultat i kanabizimi të vendit, në cdo fshat e në cdo cep. Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të metejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koço Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës.

Cfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë.

Ky fenomen shkatërrues për vendin dhe për qytetarët, është dëshmi e krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin.
Partia Demokratike nuk do të pajtohet asnjë minutë me këtë kriminalizim, me kthimin e vendit në republikë të drogës.
Ne bashkë me qytetarët do ta ndalim këtë ortakëri të qeverisjes me krimin që sjell përfitime për një grusht trafikantësh e zyrtarësh dhe sjell rrënim për qytetarët e për vendin.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën