Ristani: Video skandali jo rastësi
lidhet me menaxhimin e spitaleve

Ristani: Video skandali jo rastësi<br />lidhet me menaxhimin e spitaleve
Arben Ristani, deputet dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me video­skandalin e publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale ku shfaqeshin 3 të rinj duke ngacmuar seksualisht një paciente në QSUT. Përmes një komenti në "Facebook" ai e lidh ngjarjen me menyren si menaxhohen spitalet në vend.

Statusi i plotë i Arben Ristanit në "Facebook"
“Shume reagim dhe sensibilitet ka shkaktuar ne fb, filmimi ku tre djem ngacmonin seksualisht nje vajze pa ndjenja, brenda ambjenteve te QSUT.
Eshte thjesht nje rast, i shaktuar nga te rinj vulgare te papergjegjshem?

A ka lidhje rasti me menyren si menaxhohen spitalet tek ne, apo me pergjegjshmerine qe kane administratoret publik te "rilindjes" sot?
Veshtire te besoje ndokush se eshte rastesi, sepse spitalet kane rilindur.

Veshtire te besoje kush se arsimi ka rilindur dhe drejtoresha e Lushnjes qe shiste vendet e punes dhe detyronte mesueset e reja te benin seks me eproret, apo me "te medhenjt", eshte fenomen rastesor.

Nuk mund te themi se ka rilindur administrimi i paraburgimit apo i vuajtjes se denimit, kur vetem ditet e fundit kemi tre raste vetvrasjesh.

Ndoshta kane keqkuptuar termin "rilindje" dhe burimi pikerisht kete situate ka patur ne mendje, sepse nuk eshte rastesi qe administratori i zyres se PS ne Sarande, kerkonte seks edhe me te bijen e mitur te hallexhies.

Eshte teresisht mungese dashurie per njerzit

dhe trajtim i tyre si skllever, sepse nuk mund te ndodhe qe tu prishesh shtepi e katandi pa ju dhene nje cope leter, nuk mund te ndodhe qe te lesh qindra mijra njerez pa drita tamam naten e vitit te ri, madje dhe me dite te tera dhe te mos kerkosh minimumi ndjese.

Ti gënjesh njerëzit paturpësisht, t’ dhunosh masivisht, ti zhvasesh deri ne qindarken e fundit dhe me pas ti tallesh, kjo eshte teresisht e padurueshme. Per me teper kerkon shpagim.

ristani fb

Tritan Shehu: Video e turpshme, dënim përgjegjësve kushdo qofshin
Përmes rrjetit social “Facebook” ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka dënuar gjestin e të rinjve që kanë ngacmuar seksualisht një vajz pa ndjenja në ambientet e QSUT-së. Shokues e cilëson ai videon e publikuar duke kërkuar e inkurajuar të gjitha organet përkatëse për një hetim sa më të shpejtë e objektiv për zbardhjen e të vërtetës.

tritan shehu fb

Braçe: Policia për t'u lavdëruar për pisat e videos së urgjencës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka përshëndetur përmes rrjetit social ‘Faecebook’ punën e bërë nga ana e Policisë së Shtetit në identifikimin e më pas arrestimin e personazheve të videoskandalit në QSUT, ku dy djem të rinj dhe një person i tretë kanë ngacmuar seksualisht një vajza pa ndjenja.

“Kam qenë vetë i shtruar në spitalet publike në një kohë tjetër dhe nga pasditja deri në mëngjes, aty hynte e dilte kushdo, jo në korridore por deri në dhoma, në çdo orë dhe pa i penguar kërrkush!! Të shtunë e të diel pastaj ishte tërësisht han!! Kompanitë e sigurisë se kontraktuara (ky është regjimi që na kanë lënë nën kontrata, ruajtje nga privatët), ose të bëjnë detyrën në zbatim të një regjimi tërësisht kufizues, ose të shporren për të gjetur një mundësi tjetër për sigurinë në spitale.” 

brace fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)