Ristani: Zgjedhje të parakohshme
por jo me Ramën Kryeministë

Ristani: Zgjedhje të parakohshme<br />por jo me Ramën Kryeministë
Demokratët e kanë të qartë skenarin për largimin e qeverisë së majtë. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se, zgjedhjet e parakohshme  duhen bërë por jo me Ramën Kryeministër.

Sipas tij kryeministri nuk ka vullnet për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme e për këtë arsye së pari duhet ngritur qeveri teknike për të shkuar më pas në zgjedhje.

E vetmja mënyrë është që ne të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike. Kjo për të përgatitur zgjedhje të lira e të ndershme, pasi zgjedhje të lira e të ndershme me këtë qeveri e me Ramën nga shembujt që kanë ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara kanë treguar se ai nuk do dhe nuk është i dëshiruar të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme” tha ai.

Për zgjidhjen  që foli një ditë më parë ish kryeministri Berisha, Arben Ristani tha se  revolucioni  qytetar është një nevojë e pashmangshme për largimin e qeverisë.

Është nevoja ulëritëse që ka ky popull për të hequr nga qafa këta shushunja që po iu pijnë gjakun cdo ditë. Është nevoja për një revolucion demokratik” u shpreh ai.

Rrëzimin i kërkesës së PD-së për dërgimin e mandatit të Rakip Sulit, Arben  Ristani e cilëson  qëndrim që  fakton se maxhoranca nuk respekton ligjet dhe Kushtetutën  e vendit.

Ata nuk njohin shtetin ligjor e shtetin e së drejtës. Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin që atyre u pamundësonte veprimin që kryen, pra i fshehin Gjykatës Kushtetuese veprimet e kusarisë” përfundoi Ristani.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë