Rita Ora, e dashura e vëllait të Kim Kardashian

Rita Ora, e dashura e vëllait të Kim Kardashian
Këngëtarja kosovare e cila prej kohësh ka thyer çdo parashikim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një lidhje dashurore me Rob Kardashian, vëllain e Kim. Lajmi është publikuar në mediat prestigjioze amerikane New York Post dhe US Weekly. Sipas tyre ata janë njohur mes tyre përmes reperit Lil Romeo dhe duket se për disa muaj e kanë mbajtur sekret historinë e tyre të dashurisë. Por gjithçka është zbuluar pasi janë hetuar mesazhet që kanë shkëmbyer mes tyre në faqen e Twitter. Rob Kardashian njihet për pjesëmarrjen në Dancing With the Stars dhe protagonist reality showt të familjes së tij. Më parë ai ka pasur një histori dashurie me aktoren Adrienne Bailon me të cilën u nda vitin e kaluar.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës