Nuk është hera e parë që këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora bëhet imazh për një kompani të caktuar. Këtë herë këngëtarja, e cila është duke korrur sukses në Britaninë e Madhe do të jetë iamzhi i firmës “Adidas”.

Vetë Ora shprehet mjaft entuziate për këtë bashkëpunim: "Bashkëpunimi ynë erdhi si rezultat i dashurisë dhe vlerësimit të ndërsjelltë që kemi për njëri-tjetrin. Unë kam qenë gjithmonë një fanse dhe adhuruese e zjarrtë e adidas Originals dhe mbi të gjitha e respektoj maksimalisht filozofinë e suksesit të tyre.
Kam punuar shumë fort me Adidas Originals për të transmetuar detaje personale në çdo pjesë... në lidhje me muzikën time, karrierën dhe jetën time. Unë ndjehem pafundësisht krenare për bashkëpunimin tonë dhe përtej gjithë kësaj, jam me të vërtetë shumë e lumtur për fansat e mi, të cilët do të kenë mundësinë ti shijojnë të gjitha këto produkte,”-ka thënë Rita Ora.

Gjithashtu këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” është shprehur se koleksionet e reja të kësaj firme do të jenë mbresëlënëse dhe që Ora do të jetë iamzhi i saj përreth 3 sezone.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com