Rita Ora: Jam shqiptare, do vendos
simbolin e shqiponjës në album

Rita Ora: Jam shqiptare, do vendos<br />simbolin e shqiponjës në album
Në një intervistë për Fashionista.com, Rita Ora ka rrëfyer detaje lidhur me koleksionin e saj për Adidas, albumin e ri që do të publikohet së shpejti dhe sigurisht, planet për Halloween.

E pyetur rreth fotove të realizuara për albumin e ri, këngëtarja me origjinë shqiptare tha: "Ka simbole shumë të fuqishme, shumë kuptimplota për mua, p.sh kam përdorur simbolin e shqiponjës, meqënëse origjina ime është shqiptare dhe flamuri shqiptar ka simbolin e shqiponjës."

Më pas 24-vjeçarja shtoi se do të vazhdojë të ruajë imazhin e vajzës bjonde me buzë të kuqe. Ylli i "Body On Me" nuk ka më veshjen prioritare, por dëshirën për të reflektuar ndjenja dhe koncepte nëpërmjet veshjeve të saj.

Sa i takon kostumit që do të veshë për festën e Halloween këtë vit, Ora tha se nuk e ka menduar ende. Një vit më parë këngëtarja u vesh si Barbie, ndërsa dy vite më parë është shfaqur e veshur si një kartë krediti.

Pra nuk do të vishet si diçka e frikshme. Këtë vit Rita do të performojë për UNICEF gjatë festës dhe do t'i përshtatet temës që do të përcaktojë organizata. Mbase do të vishet si elf, ose si djallushe, mbetet për t'u parë.
rita ora
rita ora
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit