Ndërkohë që lajmi mbi sulmin në Maratonën e Bostonit tronditi botën, Rita publikoi disa foto në rrjetin e saj në “Instagram”, ku shfaqet me armë në dorë.
Ajo ka pozuar së bashku me dy kënëgatare të tjera, Adrienne Bailon dhe Cassie, të cilat gjithashtu mbanin armë në duar.
Menjëherë pas publikimit të fotove kanë reaguar fansat e këngëtares si dhe mediat e huaja, të cilat e kanë quajtur një veprim jo korrekt nga ana e këngëtares.
Përveç faktit se fotot u publikuan në një moment të papërshtatshëm, Rita është kritikuar dhe për promovimin e armëve dhe inkurajimin e përdorimit të tyre.
(b.t/shqiptarja.com)