Edhe pse së fundmi fotografi i njohur Terry Richardson u akuzua nga një modele se i kishte kërkuar seks në këmbim të fotove, kjo gjë nuk e ka penguar Rita Orën që të shfaqet topless në një set të realizuar me fotografin në fjalë.
Këngëtarja me origjinë kosovare ka pozuar topless në disa foto të realizuara bardh e zi.
Ajo ka pozuar në forma të ndryshme joshëse dhe shfaqet më provokuese se kurrë.

Rita tanimë është e njohur për stilin e saj kameleon, ku çdoherë shfaqet ndryshe.
Së fundmi u raportua se ajo është në gjyq me një kompani këpucësh, pasi ka thyer marrëveshjen duke u shfaqur me këpucë të tjera gjatë kohës që kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë në fjalë për mos ta bërë një gjë të tillë.
Nga ana tjetër fotografi Richardson ka punuar me disa prej yjeve më të mëdha me famë botërore si Lady Gaga, Barack Obama, Rihanna, Mariah Carey, Beyonce etj.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com