Rita Ora ka mbërritur në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një statusi në faqen e saj në Twitter.

“Guess who just touched down in Albania”, “Gjejeni kush ka mbërritur në Shqipëri”,- ka qenë publikimi i këngëtares.

rita ora

Ndërkohë këngëtarja së bashku me stafin e saj janë sistemuar në hotel "Sheraton"

rita ora

(Në foto pjesëtarë të stafit të këngëtares Rita Ora në hotel "Sheraton")

Më parë u bë e ditur se këngëtarja pritej në mbërrinte rreth orës 14:30 në aeroportin e Rinasit.

 Ora do të performojë me rastin e festës së 100-vjetorit të Pavarësisë në Shqipëri si dhe është shoqëruar nga familja e saj.

Këngëtarja vjen si e ftuar speciale për koncertin që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” rreth orës 19:00.

Rita Ora do të këndojë për publikun shqiptar falas duke kërkuar vetëm një skenë, e cila ti mundësoj një shfaqje profesionale të nivelit të saj.

Ndërkohë vetëm para pak minutash Ora ka publikuar një tjetër status në Twitter, në të cilin shprehet se nuk mund të marrë frymë.

rita ora

Të jetë nga emocioni i mbërritjes në Shqipëri apo nga presioni i performancës që do të zhvillojë sonte në koncert?


Rita ora ne aeroport
(Në foto: Rita Ora sot gjatë mbërritjes në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë)

(xh.k/shqiptarja.com)