Rita Ora është e njohur për sensin e saj të modës dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe mbrëmjen e djeshme kur u shfaq plot stil në një koncert në një klub në Londër.

Ajo kishte veshur një kostum të zi serioz dhe një këmishë të bardhë, ndërkohë që flokët i kishte të mbledhura.

Ndërsa më pas ka befasuar duke u shfaqur vetëm me të brendshme të Calvin Klein duke kënduar.

rita ora

Ajo nuk e ka pasur aspak problem të tregojë format seksi me të brendshmet në ngjyrë të bardhë, ndërsa ka filluar ti heqë rrobat një e nga një duke bërë lëvizje provokuese.

Një nga fanset e Ritës ishte aktorja Lindsay Lohan, e cila ishte ulur aty pranë duke shijuar performancën.

Pas koncertit Rita mori pjesë në fetsën e organizuar duke u shfaqur me një fustan plot me ngjyra.  

(b.t/shqiptarja.com)