Koha që kalon larg të dashurit të saj, Calvin Harris e ka bërë këngëtaren Rita Ora që të jetë e pasigurtë për lidhjen e saj.

23-vjeçarja ka një lidhje prej një viti me Calvin Harris dhe gjithmonë është shprehur se gëzon një lidhje tepër të fortë.

Edhe tani, ajo nuk thotë se ka ndryshuar diçka në lidhjen e tyre, thjesht Rita Ora është bërë më dyshuese për shkak se çifti kalojnë shumë kohë larg njëri tjetrit.

rita ora

Këngëtarja shprehet se  nuk preferon të dalë dhe të argëtohet më pa të dashurin e saj, por pret që të darkojë me Calvin.

Gjithashtu, 23-vjeçarja nuk do të ishte gati për fëmijë ose martesë në këtë kohë.