‘Zgjedhjet/ Koalicioni Berisha-Meta: Administrata presion në qendrat e votimit, do të mbajnë përgjegjësi! Policia t'i largojë menjëherë

Rithemelimi i Sali Berishës ditën e zgjedhjeve e ka shfrytëzuar për të denoncuar, atë që ata e quajnë praninë e administratës në qendrat e votimit. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit ligjorë Ivi Kaso dhe Altin Kazizaj thanë se drejtorët e administrative apo persona të paautorizuar gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në qendrat e votimit. Sipas tyre, administrata po iu shtron presion qytetarëve për votën, ndërsa thonë se policia duhet të reagojë menjëherë.

Deputeti i Berishës, Oerd Bylykbashi, ka thënë nga Durrësi që të gjithë këta persona sipas tij do të mbajnë përgjegjësi ligjore. 

“Çdo individ që sot mendon se mundet të ndikojë mbi zgjedhësit ta dije se do të mbajë përgjegjësi ligjore. Ne i kemi raportimet të ndryshme. Ka probleme në zonat rurale, është shkelur rregulli që ndalon administratën që të merret me zgjedhjet. Ne do ta ndjekim hap pas hapi dhe do të bëjmë denoncimet e duhura. Ka një urdhër të KQZ që ndalon prezencën e personave të paautorizuar në oborret dhe pranë qendrave të votimit”, ka thënë Bylykbashi.

 Në fjalën e tij në një komunikim nga selia në Durrës, Bylykbashi foli edhe me emra duke denoncuar se po qëndrojnë në qendrat e votimit, ndonëse ligji ua ndalon. Ai thotë se KQZ dhe Policia do duhet të ndërhyjë.

"Kam raportim për Flamur Gjuzi, Roni Shqopa dhe drejtues të njësivee administrative janë në qendra votimi duke ushtruar presion ndaj qytetarëve”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë një tjetër denoncim është bërë nga stafi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Konispol, me pretendimin se një çift të rinjsh kanë fotografuar votat e tyre në përfundim të procesit të votimit për t'i pasur si provë ndaj personave që u kanë premtuar shpërblim. 

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Kandidati i koalicionit ‘Bashke Fitojmë’ për Tiranën: Dilni votoni, ndryshimi është në dorën tuaj

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime pasi janë ata që kanë në dorë fatin e ndryshimit në Tiranë. Këlliçi theksoi se kjo është një ditë e veçantë dhe se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme.

'E ardhmja që ju doni është shumë pranë, është vetëm 3 orë e gjysmë larg deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Ndaj kam një thirrje nga zemra për gjithë ata bashkëqytetarë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që jemi takuar apo që nuk jemi takuar në këto 5 muaj të fundit. Ju lutem ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni.

Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim. Kjo është një ditë e veçantë. Është dita kur kurorëzohet i gjithë mundi jonë në këto 5 muaj dhe sigurisht pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. Ndaj edhe njëherë i drejtohem qytetarëve dhe të rinjve, merrni pjesë në këtë proces.

Unë e kuptoj që kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mirat, por është shumë e rëndësishme që deri ne orën 19:00, të gjithë qyretarët e Tiranës, të rinjtë, pensionistë, burra e gra të shkojnë në qendrat e tyre të votimit të bëjnë ndryshimin. Ndryshimi është ne duart tuaja. Dilni e votoni. Ju faleminderit!'- tha Këlliçi.

Ora 15:47
Kandidati i ‘BF’ denoncon për procesin e votimit në Kuçovë: Një makinë me xhama të zinj ka kërcënuar drejtues të shtabit

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi ka denoncuar sot në lidhe me procesin e votimit në Kuçovë.

Ai ka deklaruar se po bëhet përpjekje për të manipuluar procesin, ndërsa ka renditur disa nga shkeljet.

“Ka pasur probleme teknike që janë tejkaluar. Në një qendër në Lumas ka pasur një problem me vulat e materialeve. Ka pasur probleme në një qendër në Gegë ku një makinë me xhama të zinj ka kërcënuar një drejtues të shtabit, i cili është larguar jashtë qendrës. kam njoftuar shefin e komisariatit, por deri tani nuk kemi informacione. Drejtuesja e PS në Lumas është futur disa herë në qendër duke shoqëruar njerëzit.”- tha ai.

Ora 14:54
Alimehmeti: Në disa qendra votimi ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë, duan të pengojnë qytetarët të mos votojnë

 

Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat tha se ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë në disa qendra votimi, që sipas tij kanë vetëm një qëllim që të pengojnë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje.

‘Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona. Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre. Dilni, votoni, masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet.’- tha Alimehmeti.

Ora 14:47
Deputetja Ina Zhupa denoncon me emra zyrtarët e Bashkisë Sarandë: Po intimidojnë qytetarët për mos votuar të lirë

1679397456_Screenshot9.jpg

Deputetja Ina Zhupa ka bërë një denoncim në rrjetin e saj social Facebook. Ina Zhupa ka denoncuar me emra zyrtarë të Bashkisë së Sarandës, për të cilët thotë se po intimidojnë qytetarët. Sipas saj, nënkryetarja e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, Drejtor Mariel Murati, Drejtor Arjan Kalcuni, Drejtor Alket Qëndro po i ushtrojnë presion qytetarëve.

"Drejtues të institucioneve publike të Sarandës! Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, Drejtor Mariel Murati, Drejtor Arjan Kalcuni, Drejtor Alket Qëndro. Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi. Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë. Bashkëqytetarët tanë janë të zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata. Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.

Ju njohin shumë mirë, e dinë se çfarë përfaqësoni e çfarë kërkoni të merrni nga Bashkia.  Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.  Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë. Boll më! Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.  Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë", shkruan Zhupa. 

Ora 14:22
Berisha: Opozita po mbikqyr me sukses të plotë procesin! Qytetarët të dalin në votime

 

Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në votime. Ai tha se i garanton qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces e që qytetarët të votojnë si njerëz të lirë.

Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar dhe bëj thirrje që të dalin të votojnë, opozita do të mbrojë votën tuaj. Jam sot para jush për të falënderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende, të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin. Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme.

Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nga ora 7 e mëngjesit e deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Kanë kryer pra një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.

Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre.

Së fundi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë. Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën.

Ora 13:06
Voton kandidati i Berishës e Metës për Durrësin, Cara: Ftoj qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

 

 Edhe kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrës Igli Cara i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë votuar. Në përfundim të votimit, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara u shpreh se pavarësisht problematikave të vërejtura dhe presioneve nga funksionarët e shtetit, në Durrës, nga nesër nis ndryshimi.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Durrësin. Të mos stepen, pavarësisht se ka edhe momente jo të mira. Jam optimist që bashkë me qytetarët do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Jam optimist që Durrësi më në fund do tu kthehet qytetarëve. Data 15 do të jetë datë e fitores së madhe për të gjithë durrsakët. Presionet, nuk e frenojnë aspak ndryshimin që do të vijë në datë 15. Sa herë që ka zgjedhje prej 10 vitesh, qeveritarët e bëjnë këtë gjë. Votimi do të jetë i sigurt, i fshehtë dhe mbi të gjitha do të jetë i mirë për ta dhe për Durrësin”, u shpreh Cara.

Ora 12:53
Ivi Kaso i Rithemelimit: Administrata po iu ushtron presion votuesve në qendrat e votimit! Policia të reagojë

 

Dy përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit, Ivi Kaso dhe Altin Kazizaj në deklarata për mediat kanë denoncuar sipas tyre praninë e administratës nëpër qendrat e votimit.

Sipas tyre administrata po u shutron presion votuesve, ndërsa i kërkojnë policisë që të reagojë.

“Drejtori i Policia Rrumbullaku të sigurojë prezencës e policisë së shtetit duke nxjerrë jashtë perimetrit këta persona që nuk kanë lidhje fare me procesit zgjedhor. Tirana ka probleme të shtuara, se ka shumë anëtarë të administratës” tha Altin Kazizaj.

Deklarata e Ivi Kaso

“Vëzhguesit tanë dhe raportuesit nga terreni kanë njoftuar për një seri problematikash në qendrat zgjedhore, shkaktuar nga drejtorë bashkish, funksionarë të administratës dhe implikime të policisë, me veprime apo mosveprime. Sipas Pikës 7 të Urdhrit të KQ të Zgjedhjeve, kushdo qe konstaton shkelje ka të drejtë të njoftojë, krahas strukturave zgjedhore edhe Policinë e Shtetit. Njoftimi duhet bërë me shkrim ose te numri i Emergjencës 112.

Policia është e detyruar të verifikojë informacionin dhe në rast të konstatimit të një shkeljeje duhet te veprojë. Dhe këtu qytetarët që kanë dashur të raportojnë shkelje, kanë hasur në vështirësinë e parë. Numri 112 i Policisë është jashtë funksionimit. Nuk e dimë nëse ky është defekt teknik, paaftësi apo është bërë në mënyrë të qëllimshme, por i bëjmë thirrje policisë të kthehet në krye të detyrës dhe të respektojë ligjin.

Urdhri i KQZ gjithashtu përcakton qartë se persona të paautorizuar duhet të mbajnë një distancë nga objektet zgjedhore prej të paktën 150 m. Mosrespektim të kësaj distance, madje prani flagrante në qendrat e votimit të patronazhistëve, të drejtorëve të administratës dhe të personave të tjerë të paautorizuar janë raportuar sot gjatë gjithë paradites në bashki në të gjithë territorin:

Disa prej problematikave te hasura në procesin e votimit deri me tani vijojnë si më poshtë:

në mbi 500 qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja e identifikimit elektronik, pavarësisht se operatoret janë paraqitur ne kohë.

në pjesën më të madhe, sipas raportimeve tona, ka grumbullime masive njerëzish të paautorizuar në oborret dhe mjediset hyrëse të QV, patronazhistë dhe drejtues të administratës

policia e njoftuar për çlirimin e qendrave të votimit nga patronazhistët më së shumit nuk përgjigjet, por edhe kur përgjigjet refuzon te zbatoje Urdhrin, duke e nxjerrë tërësisht veten jashtë funksionit kryesor sot: mbarëvajtja e zgjedhjeve. ka raportime të shumta që boja me të cilat shënohen gishtat fshihet lehtësisht duke ngritur dyshime për votim më shumë se një herë.

Raste arbitare të ndërhyrjes në procesin e votimit janë regjistruar sidomos në Durrës. Drejtori bashkiak Roni Shqopa, Davide Ndoj, kryetare e njësisë adminstrative Spitallë, Flamur Gjuzi drejtor i Sigurimeve Shëndetësore, dhe Artur Feto i OSHEE janë parë në qendrat e votimit në qytet dhe rrethina. I bëjmë thirrje policisë të kthehet në krye të detyrës, të njoftojë KZAZ per shkeljet dhe ne përfundim te hartojë proçesverbalin për shkeljen përkatëse.

Të gjitha këto ndërhyrje hileqare në proces nga administrata dhe drejtorët e bashkive të Ramës nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për te tensionuar situatën dhe për tu munduar t’i bëjnë parapritë humbjes së së sigurt. Koaliconi “BashkëFitojmë” ka vetëm një thirrje për qytetarët shqiptarë: dilni dhe shprehni vullnetin tuaj të lirë. Asgjë nuk e ndal valën e madhe të fitores dhe ndryshimit.

Ora 12:18
Arrestimi i punonjësve të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia: Inskenim politik, u bë për t’i hedhur baltë fushatës

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka votuar ndërsa u pyet nga gazetarët edhe për arrestimin e tre zyrtarëve që u kapën me pako ushqimore me të cilat dyshohet se po merrnin vota për Spahinë. Ai tha se e gjitha ishte inskenim politik me qëllim për t’i hedhur baltë fushatës.

“I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të vërshojnë drejt kutive të votimit dhe ta kthejnë në festë të madhe këtë ditë të veçantë për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë. Është një ditë kur qytetarët, shkodranët ti kthejnë edhe njëherë Shkodrës së artit, kulturë larg krimit dhe korrupsionit, i ftoj të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën qytetare nëpërmjet votës së tyre.

Kemi vazhdimisht, jo vetëm gjatë ditës së sotme, shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje strukturave që e kanë për detyrë të garantojnë lirinë e votimit, qetësinë për qytetarët në këtë ditë të shënuar. Inskenim politik që synoi të hidhte baltë të një fushatë që po shkonte mirë. Qytetarët do flasin me votën e tyre dhe masivitetin. Kemi pas një vonesë në hapjen e qendrave të votimit”, tha Bardh Spahia.

Ora 11:59
Vangjel Dule denoncon: Jorgo Goro po i ushtron presion qytetarëve, po japin para në këmbim të votës

 

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një deklaratë për mediat tha se kandidati i PS, Jorgo Goro dhe familjarët e tij po ushtrojnë presion qytetarëve për t’iu marrë votën, si edhe po ofrojnë para në këmbim të votës.

“Nga vizitat personale në disa qendra votimi në distancë siç e parashikon ligji dhe nga informacionet që kemi nga përfaqësuesit e koalicionit bashkë fitojmë, dua të denoncoj aktivizimin e të afërmve të kandidatit të PS duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para qendrave të votimit. Tentojmë të komunikojmë me policinë pa sukses. Në shumicën e qendrave që kam vizituar nuk ka prani policore, është detyrim ligjor të jenë. Është detyrë e policisë të respektojë ligjin”, tha Dule.

Ora 11:38
Bylykbashi denoncoi një person si të paautorizuar dhe që intimidonte qytetarët brenda qendrës së votimit në Durrës, reagon PS: Është vëzhgues

Partia Socialiste ka reaguar pas denoncimit të deputetit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi i cili deklaroi se persona të paautorizuar kanë hyrë në qendrat e votimit duke tentuar të intimidojnë votuesit.

Sa i takon Flamur Gjuzit, të cilin Bylykbashi e përmendi si person të paautorizuar brenda qendrave të votimit, Partia Socialiste bën me dije se ky person është vëzhgues i Qendrës së Votimit nr.1385, KZAZ 21.

Ora 10:33
Luçiano Boçi: PS po u ushtron presion ndaj qytetarëve, administratës u ka dërguar mesazh se do t’i heqin nga puna nëse s’u japin votën

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi teksa votoi për zgjedhjet vendore foli për mediat dhe tha se PS po u ushtron presion qytetarëve për t’iu marrë votën. Për mediat, Boçi u shpreh se PS i ka dërguar sot në mëngjes administratës se nëse s’do u japin votën do i heqin nga puna.

“Presioni ka filluar që herët përgjatë procesit zgjedhor. Administrata është detyruar të përgatisë lista për votuesit. I kemi denoncuar. Një pjesë e madhe janë ndjerë të trysnuar, janë detyruar të dorëzojnë listat. Presioni të tjera kanë nisur me heqjen e ndihmës ekonomike, sikurse edhe kërcënime për heqjen nga vendi i punës. Për gjatë gjithë kohë kemi qenë të ndjekur, njerëzit që na kanë takuar janë kërcënuar, jemi në një situatë lufte, këto nuk kanë qenë zgjedhje, por luftë e vërtetë jo me mjete konvencionale. Kemi denoncuar kur përkrahës tanë janë intimiduar edhe nga Gjiknuri që ka marrë përsipër të lozë jo vetëm rolin e politikanit, por edhe të policit. Jemi në një betejë me administratën, me shtetin, që këtë dhunë duan ta fokusojnë tek ata që janë në punë. Dua ata përsëris, është mesazhi kryesor i këto zgjedhjeve. Mesazhi i shpërndarë sot nga PS, është nëse s’na votoni iu heqim nga puna. Vota elektronike nuk lexohet, thirrje që iu bëj për qytetarëve”, tha Boçi.

Ora 10:29
Stafi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Konispol denoncon: Një çift të rinjsh kanë fotografuar fletat e votimit

 

Stafi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë e Konispolit, kanë denoncuar një rast që sipas tyre lidhet me shitblerjen e votës.

Sipas denoncimit të bërë nga stafi i Fatmir Sheros, çifti i të rinjve kanë fotografuar fletat e votimit të votës së tyre. Në video dëgjohet teksa të rinjtë e pohojnë se kanë shitur dy votat e tyre për 50 mijë lekë të premtuara nga një person me emrin ‘Spiro’.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noku: 14/05/2023 21:52

    edhe mua me bene presion per te mos votuar per partine demokratike. A ka shtet qitu mor jahu, apo vetem patronazhiste?

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 14/05/2023 20:28

    Me ne fund edhe bylyk-bashi po e deshmon se eshte bythelepirs dhe i sherben vetem kriminelit sali berisha, prandaj shqiptaret e urrejne,me krriq magjupin,baqin,spahon, kriminel noken e palloken kurre PD sdo vie ne pushtet.

    Përgjigju
  • Karoq Öoqja: 14/05/2023 15:03

    O Salih tani thua që zgjedhjet po shkojn mir por kur del rezultati e humbet thua i vodhi Edi Rama se ktë smundje ke ti mor zotni. Prandaj dhe kur të humbësh prano rezultatin.

    Përgjigju
  • Sadiku: 14/05/2023 13:38

    Semundje e PDse sa here qe bohen zgjedhje! PDja ka harruar zgjedhjet e 96tes qe gjakosi Opoziten e atehereshme (PSne)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës