Rithemelimi dhe PL sërish protestë, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës, rrezikojnë jetën e policëve, qytetarëve e gazetarëve! Policia mbledh provat

Rithemelimi dhe PL sërish protestë, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës, rrezikojnë jetën e policëve, qytetarëve e gazetarëve! Policia mbledh provat

Foto nga protesta, hedhja e molotovit

TIRANË- Sulmet me molotovë drejt godinës së bashkisë së Tiranës kanë vijuar edhe sot në protestën e thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë. Për të disatën herë organizatorët kanë injoruar thirrjen e policisë që të distancohen nga çdo akt dhune, duke u kujtuar edhe rastet e hedhjes së molotovëve që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Molotovët e hedhur janë shuar nga policia me fikëse zjarri ndërsa në një moment u rrezikua dhe jeta e qytetarëve dhe gazetarëve që ndodheshin atje për të ndjekur protestën, ndërsa përfaqsues të Rithemelimit dhe të  PL, vijuan të mbanin fjalimet pa u trazuar nga çfarë ndodhi. Zjarri i molotovëve ka djegur edhe një baner gjigand që mbulonte fasadën e bashkisë e vendosur për të promovuar të drejtat e fëmijëve me rastin e festës së 1 Qershorit.

Ajo që vihet re është se ka një prani të vogël të mbështetësve ndërsa numri i policëve të vendosur gardh është shumë më i madh.

Janë të njëjtët militantë që dalin cdo javë para bashkisë, të njëjtët dhe persona të cilët qëllojne me vezë, mollë e molotovë drejt bashkisë. Protesta zgjati për gati 1 orë dhe u mbyll me ekspertët e grupit hetimor që kthejnë godinën e bashkisë në skenë krimi ku grumbullohen dhe provat materiale për hetimet e mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Militanti me bluzën 'Free Berisha' hedh molotovë, vezë e fruta drejt bashkisë, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme

Molotovë, vezë dhe fruta janë hedhur sërish sot para bashkisë së Tiranës në protestën e 9-të të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë.

Flakët këtë herë rrezikuan jetën jo vetëm të  policisë por dhe të qytetarëve.

Ndërkohë ata që hedhin molotovët, vezë, mollë e portokalle, janë të njëjtët dhe në protestat e kaluara.

I njëjti militant që është filmuar dhe në protestat e kaluara duke hedhur fruta e vezë drejt bashkisë ishte dhe sot. Veshur mbante bluzën "Free Berisha"

Ora 11:44
Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh protestojnë para Bashkisë së Tiranës

Një grusht militantësh të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë janë mbledhur në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Në këto pamje që sjell Report Tv me dron dallohet pjesëmarrja e ulët në protestë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it