Rithemelimi i Berishës: Qeveria nis fushatë ‘kush dëshiron, bëhet mësues’! Po diskriminon studentët e diplomuar për mësuesi

Rithemelimi i Berishës: Qeveria nis fushatë ‘kush dëshiron, bëhet mësues’! Po diskriminon studentët e diplomuar për mësuesi

Lili Sula

Rithemelimi i Sali Berishës e ka cilësuar si lajm të keq nismën e qeverisë për të gjithë studentët e diplomuar në degën e mësuesisë. Sipas Lili Sulës, propozimi i ministres që të gjithë të diplomuarit t në fusha të afërta ose të ndryshme nga mësuesia të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit, është vetëm një ofertë sezonale e Kushit. Sipas Sulës, objektivi primar i ministrisë së Arsimit, është interesi partiak për t`i përdorur ato në fushatë zgjedhore.

‘Objektivi juaj primar, i ministrisë se arsimit dhe i kësaj qeverie nuk është interesi i nxënësit, as ai i mësuesit, të cilin vijoni të artikuloni në ligjërim bosh, por interesi partiak për t`i përdorur ato në fushatë zgjedhore. Ofertës sezonale të zonjës Kushi nën dogmën: kush dëshiron të bëhet edhe mësues - tashmë kur na ndajnë me pak se tre muaj nga zgjedhjet - po i përgjigjem vetëm përmes dy reagimeve publike që vijnë nga  studente të shkëlqyera, të cilat, edhe pse  prej vitesh presin të ushtrojnë profesionin, nuk u është dhënë e drejta.’- tha Sula.

Mungesa e studentëve që preferojnë dhe zgjedhin degën e mësuesisë ka bërë që ministria e Arsimit të shikojë forma të reja alternative për të nxjerr mësues të rinj. Përmes një udhëzimi të ri bëhet me dije se nga shtatori i vitit 2023 të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik në një nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.

Deklarata e plotë e Liri Sulës

Zonja Kushi na dha një lajm të keq për të gjithë studentët që po ndjekin degë të mësuesisë, për të gjithë ata që kanë kryer pesë ose shtatë vjet studime universitare për të ushtruar profesionin e mësuesit, për të gjithë pedagogët e angazhuar në fakultete e cikle studimesh profesionale, si edhe për prindërit që kanë fëmijët në arsimin parauniversitar.

Sipas zonjës Kushi, të gjithë ata që janë diplomuar në fusha të afërta ose të ndryshme nga mësuesia, si: ekonomi, inxhinieri, arte, gjuhësi, përkthim dhe dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, do t`u plotësohet kjo dëshirë, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, që do të mundësohet nga fakultetet e edukimit.

Zonja Kushi, a besoni vallë, vërtet se ushtrimi i profesionit të formimit të brezave është thjesht çështje dëshire?

A nuk jeni në kundërshtim të akteve të mëparshme ligjore, që detyrojnë studentët se për të ushtruar profesionin e mësuesit, duhet të diplomohen në ciklin e dytë të studimeve Master në mësuesi, të kryejnë stazh dhe më pas provimin e licensimit?

Zonja Kushi, nëse ju dhe kreu juaj e keni konceptuar arsimin si forcë numerike në fushata zgjedhore, a thua vërtet shqiptarët nuk e kuptojnë se po përdorni dy standarde, duke diskriminuar qindra e mijëra studentë të diplomuar në mësuesi, që për shkak të mosaktivizimit partiak, ende nuk janë punësuar!

Objektivi juaj primar, i ministrisë se arsimit dhe i kësaj qeverie nuk është interesi i nxënësit, as ai i mësuesit, të cilin vijoni të artikuloni në ligjërim bosh, por interesi partiak për t`i përdorur ato në fushatë zgjedhore.

Ofertës sezonale të zonjës Kushi nën dogmën: kush dëshiron të bëhet edhe mësues - tashmë kur na ndajnë me pak se tre muaj nga zgjedhjet - po i përgjigjem vetëm përmes dy reagimeve publike që vijnë nga  studente të shkëlqyera, të cilat, edhe pse  prej vitesh presin të ushtrojnë profesionin, nuk u është dhënë e drejta.

Njëra shpreh indinjatë për kaosin në sistemin arsimor, i cili ka lënë në rrugë e pa punë studentët më të mirë, ndërsa tjetra shprehet se: “Pas bachelorit, kreva shkëlqyer masterin shkencor, por nuk m`u dha e drejta të punoj si mësuese, sepse do duhej të kryeja masterin për mësuesi dhe tani, që po përfundoj dhe atë të mësuesisë – pas tetë vitesh studimesh universitare – ministrja p֝ërmbysi gjithçka me ofertën: Kush ka dëshirë të bëhet mësues. 

Zonja Kushi,

Askush nuk e beson më dogmën tuaj, aq më tepër kur synoni të nëpërkëmbni dhe përdorni figurën më fisnike ndër gjithë profesionet – atë të mësuesit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 19/02/2023 14:49

    Plotesisht e vertete. Kam master per mesimdhenie dhe kam vite qe nuk gjej dot pune si mesues. Ne privat gjen, ne shtet nuk ka asnje shans nese nuk ke teseren e PS, ose te japesh bakshish.

    Përgjigju
  • nani: 19/02/2023 12:16

    po kuptohet qe keto gjera i bejne per vota. Kush del kunder Partise socialiste shpallet armik populli dhe deklasohet ne publik

    Përgjigju
    • Lui: 19/02/2023 13:22

      Tani i'a fute kot nani. Shiko pak si e ke amdinistratën, plot me të PD.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale