Rithemelimi për ekspozitën e Ramës në Hong Kong në 2015-ën: E kemi paguar me taksat tona të vjedhura dhe të shpërdoruara

Rithemelimi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ekspozitën e pikturave të tij të organizuar në Hong Kong në 2015-ën, është paguar nga kompania kineze ‘CEFC’ ku Dorian Duçka i cili shfaqet si 'personi B' në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. 

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja, Floriana Garo tha se ende nuk dihet arsyeja përse kompania kineze, ka sponsorizuar ekspozitën e kryeministrit në vitin 2015.

“Përveç shkeljes etike, të përdorimit të postit zyrtar për aktivitete dhe hobby personale, publikut në Shqipëri i lind e drejta të dijë se, pse kinezëve të konglomeratit gjigand u ka lindur në zemër të sponsorizojnë ekspozitën e kryeminsitrit të një vendi si Shqipëria? A ka ta bëjë kjo me faktin se zhgarravinat e Edi Ramës u pëlqyen drejtuesve të kompanisë korruptive, që sot e ka të dënuar në Kinë presidentin për korrupsion? Apo se Edi Rama, nëpërmjet këshilltarit të tij Duçka, “Personi B” në dosjen e FBI, u ka premtuar lëshime ekonomike në Shqipëri? Këto janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, dhe as do të marrin ndonjëherë, sepse Rama u fshihet përgjegjësive dhe llogaridhënies, siç ka bërë prej më shumë se një muaji me “dosjen McGonigal” ku ai figuron personazh kryesor”-tha Garo.

Mes të tjerash, zëdhënësja e Rithemelimit u shpreh se çfarëdo shifre që është paguar për ekspozitën e mbajtur, ajo është marrë nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Në deklaratë thuhet se paratë mund të jenë paguar nga Dorian Duçka dhe më pas Rama ia kthen këtij të fundit nëpërmjet mënyrave të tjera.

“Ajo që Rama nuk tregon dhe fsheh është lehtësisht e verifikueshme nga faktet. Fakt është se largësia e Shqipërisë nga Hong Kong-u është 8,711 km dhe çarteri vajtje-ardhje kushton rreth 300 mijë euro. Fakt tjetër është se Academia Jao Tsung-I, si organizatë jofitimprurëse funksionon në bazë të donacioneve dhe të tarifave që merr për hapje ekspozitash, apo aktivitete të tjera, nga promovimet deri te dasmat. Në këtë rast, sa është donacioni apo tarifa që Dorian Duçka ka paguar në Akademinë e Hong Kongut për ekspozitën e mikut të tij, Edi? Cilatdo dhe sado qofshin këto shpenzime, një gjë është e sigurt: ato dalin nga xhepi i qytetarëve shqiptarë. Mund t’i ketë paguar Duçka, por ato janë para që Rama ja jep këshilltarit të tij në rrugë të tjera, nëpërmjet lobimeve, tenderave, lëshimeve dhe korrupsionit me rusë, kinezë apo amerikanë të tipit McGonigal”-shtoi mes të tjerash ajo.

Në fund të deklaratës, ashtu si përherë, Garo bëri thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e 3 marsit, në të njëjtën ditë kur mbahet edhe seanca gjyqësore për të vulosur fatin e drejtimit të Partisë Demokratike.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 28/02/2023 17:24

    Nuk po lini gje pa trilluar pa shpifur pa analizuar ngjarje qe skane baza.Per fatin e mire Shqiperia po ecen ne gjurmet e Evropes se Bashkuar ku sundon ligji e drejta dhe e verteta.Anetaret e rinj te partis demokratike te jene me te kujdesshem per ato qe deklarojn mos te behen vegla te mendjes se semure te Sali Berishes.Per te miren e vendit dhe te demokracis mund te punoni kudo jo vetem nga selia jeni te rinj dhe e keni gjithe te ardhmen perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës