“Rithemelimi” prezanton kandidatin për bashkinë Mat, juristin Ymer Barçi : Më hapni derën e kandidimit, t`ju hap derën e bashkisë

“Rithemelimi” prezanton kandidatin për bashkinë Mat, juristin Ymer Barçi : Më hapni derën e kandidimit, t`ju hap derën e bashkisë

Ymer Barçi

“Rithemeli” vjen me një tjetër kandidaturë për Primaret. Bashkia Mat përfaqësohet nga juristi dhe ekonomisti Ymer Barçi, kandidat për Partinë Demokratike.

Ai është shprehur se i ka qëllimet e qarta për garën elektorale ku thekson se dokusi i tij është tëk ulja e çmimeve, përmirësimi i infrastrukturës rrugorë në Mat si edhe në mbështetje të bujqësisë dhe përmirësimit të infrastrukturës së vaditjes. Gjithashtu, ai ka bërë një anazlizë të situatës së bashkisë së Matit dhe sipas tij fondet publike janë harxhuar për investime luksi pa efektivitet, në vend që të shpenzoheshin për të investuar në trashëgiminë kulturore dhe urbanistike.

“Zhvillimi vjen duke përdorur me transparencë dhe efektivitet fondet publike, duke luftuar korrupsionin, duke kryer investime në sektorët jetike të ekonomisë, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të vaditjes, kullimit e mbrojtjes së tokës, duke mbështetur shkollat, artin, kulturën, sportin dhe jo duke kryer investime luksi e pa efektivitet, duke harxhuar fondet publike në fasada, hap e mbyll sheshin në qendër, e ndërto grumbuj betoni, duke dëmtuar trashëgiminë dhe urbanistikën e qytetit të Burrelit dhe gjithë fshatrave të Matit, e duke vështirësuar aktivitetin e bizneseve  dhe dëmtuar jetën ekonomike të qytetit e kthyer në një qytet-azil”, thotë Barçi.

Kandidati për Primaret në Mat është ndalur të komentojë edhe për punësimet në zonë, ku sipas tij dëri tani kanë qene punësime parazitare dhe jo efektive.

“Une jam për punësime efektive dhe jo punësime parazitare të patronazhistëve.  Unë vlerësoj dhe respektoj dinjitetin njerëzor!  Demokratët bëjnë beteja për dinjitet! Unë vlerësoj dhe besoj tek intelektualët matjanë. Fatkeqësisht, në shumë raste kanë qenë të detyruar bëhen vartës të disa drejtuesve pa integritet dhe pa arsimin e duhur. Unë vlerësoj dhe do mbështes të persekutuarit politik, qytetarët në nevojë, punësimin me përparësi të grave dhe të rinjve, vlerësimin e talenteve dhe kontributin e artistëve e sportistëve matjanë” ,vijon Barçi.

Ndryshe nga kandidatët e mëparshëm që kanë qene më të heshtur kundër kandidatëve të PS, Barçi e vendos veten në pozicion diferencues dhe i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në primaret e 4 dhjetorit. Sipas tij, është kandidati i duhur për të mposhtur Agron Malaj, kryebashkiakun dhe çdo kandidat të Rilindjes.

Kujtojmë se, Ymer Barçi ështe kandidati i pestë i propozuar për udhëheqjen e bashkisë Mat pas Bukurosh Ballabani, Lindita Doda, Nezir Rizvani dhe Skënder Gjuci

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigrant usa: 03/12/2022 13:19

    sa te keni ne krye hajdutin e shekullit ilir meta alias metaj te sigurt e keni bashkine dhe burgun e recit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës