Rithemelimi s’do marrë pjesë në Komisionin e Dezinformimit! Bardhi: Iu urojmë suksese

Rithemelimi s’do marrë pjesë në Komisionin e Dezinformimit! Bardhi: Iu urojmë suksese

Gazment Bardhi

TIRANË- Grupi i Rithemelimit nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Dezinformimit. Qëndrimi është bërë publik nga Gazment Bardhi, i cili në konferencë me gazetarët tha se Shqipëria ka probleme më të mëdha që duhet të jenë edhe prioritet për deputetët. Bardhi tha se “i urojnë suksese komisionit të dezinformimit”.

“I urojmë shumë suksese komisionit të dezinformimit, unë gjykoj që Shqipëria ka probleme shumë më të thella që parlamenti duhet të merret, që duhet të përbëjnë prioritet të deputetëve, kështu që i urojmë shumë suksese, unë e kuptoj që Rama do të emërojë deputetë të caktuar të grupit të tij parlamentar, i urojmë suksese në punën e tyre”, u shpreh Bardhi.

Sa i takon përbërjes së komisionit, 6 anëtarë janë të mazhorancës, ndërsa kjo e fundit drejtimin ia ka besuar Erion Braçes. 5 anëtarë janë të opozitës, ku Bardhi sot lajmëroi që s’do të jenë pjesë, ndërsa më herët për Report Tv kanë konfirmuar pjesëmarrjen Mesila Doda nga Grupi për Demokraci dhe Integrim, dhe Fatmir Mediu i “Aleancës për ndryshim”.

Ngritja e Komisionit të Dezinformimit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe parlamentin evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja. Propozimi i mazhorancës u pa me skepticizëm nga opozita, të cilët ndonëse në parim ishin dakord, e cilësuan si një nismë me mungesë transparence nga ana e socialistëve. Kohën Rithemelimi e kërkoi që të hiqej çdo dilemë nëse komisioni do të kishte hapësira për ndërhyrje apo jo në lirinë e medias.

Komisioni i Posaçëm për Dezinformim do të ketë një afat 1-vjeçar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Anëtarët e propozuar nga PS

Erion Braçe (kryetar komisioni)

Bledi Çuçi

Mimi Kodheli

Pandeli Majko

Enslemvera Zake

Etilda Gjonaj

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës