Rithemelimi zgjedh kryetarët e degëve për Lushnjen dhe Selenicën (EMRAT)

Rithemelimi zgjedh kryetarët e degëve për Lushnjen dhe Selenicën (EMRAT)

Rithemelimi ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët Lushnje dhe Selenicë.

Procesi sipas Rithemelimit është zhvilluar pa probleme, ndërsa fitues janë shpallur përkatësisht PD dega Lushnjë, Eduard Sharka me 54% të votave dhe PD dega Selenicë, Leonard Rakipaj me 84% të votave.

'Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datën 31 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në PD dega Lushnjë dhe Selenicë.

Procesi u hap në orën 8:00 dhe u zhvillua qetë e pa probleme deri në orën 18:00.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:
 1. PD dega Lushnjë, z. Eduard Sharka me 54% të votave
2. PD dega Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 84% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.'- njofton Rithemelimi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja