‘Rithemelimi’ zhvillon nesër zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Sali Berisha në garë me Ibsen Elezin

‘Rithemelimi’ zhvillon nesër zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Sali Berisha në garë me Ibsen Elezin

Ibsen Elezi dhe Sali Berisha

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen nesër nga Komisioni i Rithemelimit. Procesi i votimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qëndra votimi.

Sali Berisha, sipas të gjitha pritshmërive, do të jetë fitues përballë Ibsen Elezit, një garë që nuk e favorizon këtë të fundit për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, e madje vetëm një ditë më parë kërkoi shtyrjen e procesit zgjedhor. Edhe në fletën e votimit, emri i Sali Berishës renditet i pari, ndërsa i dyti Ibsen Elezi.

Sipas Rithemelimit anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit. Ndërkohë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Vendndodhja e 108 Qendrave të Votimit sipas degëve vijon si më poshtë:

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?