Ritkhehen emrat ‘big’,
lufta për Eurovizionin

Ritkhehen emrat ‘big’,<br />lufta për Eurovizionin
TIRANE- Edicioni i 54-të i Festivalit të RTSH-së po bëhet gati për 30 krijimet e përzgjedhura për këtë fundviti. Trampolina për në Euro-Song, e vetmja ngjarje muzikore live në çdo komponent, këtë vit organizohet nën drejtimin artistik të kantautorit dhe muzikantit të njohur Elton Deda, i cili së bashku me stafin dhe organizatorët pasi kanë dëgjuar  prurjet, kanë  selektuar 30 krijimet e reja muzikore, dhe artistët të cilët do të jenë pjesë e 3 netëve të Festivalit, i cili sipas traditës do të mbahet gjatë muajit dhjetor.

Ajo që bie në sy këtë edicion është, rikthimi i emra të rinj e legjendarë, këngëtarë të zhanreve të ndryshëm që do të mbyllin karrierën apo dhe nga ata që rikthehen në skenë dhe në ekran janë përzgjedhur për të qënë pjesë e garës e cila fituesin e këtijj edicioni do ta çojë drejt Suedisë, ku në “Ericsson Globe” të Stokolmit do të zhvillohet edhe Edicioni i 61-të i Festivalit Europian të Këngës, njohur ndryshe dhe si “Eurovizioni” apo “Euro-Songu”.

Emrat ‘big’ të muzikës të cilët i rikthehen skenës së këtij festivali do të jenë këngëtarë si Eneda Tarifa, Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani dhe Grupi Simbol. Por, nuk kanë munguar as grupi i “fanatikëve” të dekadës së fundit, atyre që nuk bëjnë shumë mungesa dhe i besojnë verbërisht këtij evenimenti, përbëhet nga emra si Kristi Popa, Entela Zhula dhe  Niku, Erga Halilaj, Grupi Revolt Klan, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj.

Ndërkohë që nuk do ti mungojnë festivalit edhe pionierët e muzikës, ekranit, dhe talent shoë-ve nga vendi, ku në këtë kategori vijnë si premierë në edicionin e 54-të të festivalit emra si Egert Pano, Enxhi Nasufi, Dilan Reka, Egzon Pireci, Besa Krasniqi, Edea Demaliaj, Andi Tanku, Nilsa Hysi, dhe Aslaidon.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)  

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve