TIRANE - Dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha kanë vijuar të premtojnë para anëtarëve demokratë se ata do të rrëzojnë sërish Edi Ramën. “Bazuar në vlerat dhe përvojat tona më të mira të bashkohemi për t’u përballur edhe njëherë me Edi Ramën, për ta mundur, për ta çuar në opozitë dhe për të rikthyer PD, aty ku e kërkon destinacioni ynë historik”, ka thënë në Korçë Basha, ndërkohë që po në të njëjtën linjë, ka qenë edhe Olldashi në Vlorë: “Demokratët nuk kanë kohë për të pritur; misioni i tyre është i qartë, rrëzimi i Edi Ramës në zgjedhjet e 2015-ës”.
Ndërkohë Basha ka prekur demokratët në “pikën e dobët” të diskutimeve të këtyre dy muajve deri në shtator, zëvendësimet në dministratën publike, ““jemi gati që sot të përballemi me çdo rast abuzimi me pushtetin dhe goditjen e administratës publike dhe shërbimin civil”, ka premtuar ai. Ndërsa Olldashi edhe në takimet e tjera që ka pasur në qarkun e Vlorës, në Delvinë dhe Sarandë, ka vijuar goditjen ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim: “Duhet përcaktuar qartë terreni politik në Shqipëri që të mos lejojmë asnjë lojtar mesi që luan me elektoratin e pavendosur”, u shpreh ai, duke u kërkuar më pas demokratëve të nisin një fushatë për t’i thirrur njerëzit në opozitë!
“Duhet të trokasim në çdo derë biznesmeni të vogël dhe t’i themi, zotëri të gënjeu, hajde me ne në opozitë; rrëzoi premtimin për shëndetësinë falas; duhet t’i drejtohemi të gjithë atyre që e besuan këtë premtim dhe t’i themi zotëri ju gënjeu, hajdeni me ne në opozitë. Duhet t’u drejtohemi të gjithë atyre që i mashtroi për legalizimet dhe t’u themi, zotërinj ju gënjeu. Pa ardhur akoma në pushtet, nuk nisi me legalizimet, por nisi me shkatërrimet, ejani me ne në opozitë”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com