Rivlerësimi i pasurive, Ahmetaj: Ulja
e taksës, përfitojnë 27 mijë familje
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë në Sportelet e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) në Tiranë që administrohen nga ADISA, për të parë nga afër ecurinë e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë në Sportelet e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) në Tiranë që administrohen nga ADISA, për të parë nga afër ecurinë e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
“Dua të ndaj me qytetarët që qeveria ka vendosur ta zgjasë afatin për rivlerësimin e pasurive të paluajstshme deri në 31 Maj 2017. Arsyeja është e drejtpërdrejtë, ka pasur një sukses të dukshëm. Deri më sot, nga dita e parë që ligji hyri në fuqi në 1 shtator 2016, janë 27 mijë aplikime në të gjithë territorin e Shqipërisë, pra janë 27 mijë familje shqiptare që kanë përfituar një tatim të ulur nga 15% në 2%.
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 20 milionë dollarë dollarë, ndërkohë që për shkak të kësaj taksë të uleët, qytetarët kanë kursyer 156 milionë dollarë. Pra, nëse tatimi për rivlerësimin e pronës do ishte 15%, pagesa do të ishte 156 milionë dollarë më shumë. Kursimi është i dukshëm dhe ajo që është për t’u shënuar, është se vlera e rivlerësuar e pasurisë së qytetarëve, pra vetëm diferenca (nga vlera historike, në vlerën e tregut) në kaq pak muaj, është 1 miliardë dollarë pus.
Pra, për ta thënë fare thjesht, qytetarët kanë përfituar një kursim prej 156 milionë dollarësh nga një pagesë më e ulët takse dhe kanë përfituar një vlerë të formalizuar, një pasuri të rivlerësuar, ku vetëm diferenca është 1 miliardë dollarë.
Është një nga politikat e thjeshtimit të taksave e qeverisë dhe e theksoj sërish, ne si qeveri, kaluam në Këshill të Ministrave dhe i kaluam Parlamentit projektigjin për shtyrjen e afatit për rivlerësim.
Gjej rastin të falenderoj dhe ADISA-n, edhe Kryeregjistruesin për shërbimin e shpejtë që i kanë ofruar qytetarëv dhe sigurisht i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi që qeveria ka vendosur të afrojë nëpërmjet këtij ligji. Gjithashtu, dua të theksoj që në këto
zyra qytetarët mund të marrin shërbim edhe ditën e shtunë, pra gjashtë ditë në javë dhe ka 70-80 aplikime të shërbyrea në ditë për rivlerësimin” – tha Ministri Ahmetaj.
Ligji për rivlerësimin e pasurivë të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për indivdët. Afati I fundit për rivlerësim është data 31 Maj 2017.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19.1%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 2379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës
24 Korrik, 00:21
-
Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së
23 Korrik, 23:15
-
‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, u lexua nga Toni Gogu, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati
23 Korrik, 23:12
-
Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura
23 Korrik, 22:49
-
Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas
23 Korrik, 22:42
-
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil
23 Korrik, 22:34
-
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij
23 Korrik, 22:30
-
U 'ringjall' sërish në Kupën e Amerikës, James Rodriguez dëshiron të kthehet në Evropë! Dikur vlente 80 milionë euro, sot vetëm 5
23 Korrik, 22:30
-
94 emigrantë viktima në Cutro, prokurorët italian: Tragjedia mund të shmangej! Ekipi la të gjallë në det
23 Korrik, 22:29
-
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfertë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë
23 Korrik, 22:28
-
Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501
23 Korrik, 22:16