Rivlerësim për shtëpitë e Qafzezit/ Ankesa në Vidohovë, banorët: Vlerësim qesharak

Pas protestave të banorëve të Qafzezit për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, do të bëhet rivlerësimi i ri i banesave. Banorët akuzuan komisionet për selektim mbi bindje politike dhe vlere qesharake dëmshpërblimi.

Komisionet e Bashkisë së Kolonjës, Prefekturës dhe specialistë të Emergjencave Civile, kanë dokumentuar ankesat e familjeve, që kundërshtuan vlerën e dëmshpërblimit. Grupet e verifikimit do të dalin sërish në terren për të parë edhe një herë dëmet. Mësohet se janë mbi 80 familje që kanë paraqitur ankesë për vlerën e ulët të dëmshpërblimit. Procedurat e nisura do të kërkojnë kohë dhe për pasojë do të shtyhet rindërtimi i shtëpive. I njëjti shqetësim vjen edhe nga banorët e fshatit Vidohovë. Ndërsa ka filluar ndërtimi i 10 prej shtëpive, banorët janë të ndarë në qëndrimet e tyre, teksa kërkojnë të gjithë shtëpi të reja.

" Jemi në qiell të hapur. Moti po ftohet dhe nuk mund të jetojmë në çadra. Janë përzgjedhur të ndërtohen shtëpi që janë me pak të dëmtuara, ndërsa atyre që jetojnë në çadra nuk dihet kur do t'ju riparohen shtëpitë."

Ndërsa të tjerë nuk pranojnë shtëpive tu bëhet rikonstruksion të dëmeve, por ndërtim nga themeli.

"Jetojmë në varfëri ekstreme, nuk kemi mundësi ti riparojmë vete shtëpitë. Sheti të marrë masa dhe të ndertojë çdo shtëpi të demtuar pa ardhur dimri."

Ndërtimi i banesave të dëmtuara po vijon edhe të tjera zona në qarkun e Krocës. Kështu në Floq kanë përfunduar 5 shtëpi dhe e 6 ta drejt fundit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu