Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë siguruar një mandat deputeti në përbërjen e re të Parlamentit të Serbisë.Vendimi është konfirmuar nga Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd. Sipas këtij komisioni deputeti parlamentit të Serbisë do të jetë deputeti i deritanishëm Riza Halimi i PVD.

Ndërkaq katër parti të koalicionit shqiptar kanë rënë dakord që mandatin e deputetit ta shfrytëzojnë me rotacion. Pritet qe sonte Komisioni Zgjedhor të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 6 maj në Serbi.
(jd/shqiptarja.com)