Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.
Meta shkruan në ‘Facebook’ se Shqipëria do ta mbështesë Stoltenberg në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve globale.
/Shqiptarja.com
Meta shkruan në ‘Facebook’ se Shqipëria do ta mbështesë Stoltenberg në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve globale.
“Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale”, shkruan Meta.
d.c./shqiptarja.com










