Rizgjidhet Basha,Selami:E urova
me telefon,bashkë për PD të fortë

Rizgjidhet Basha,Selami:E urova<br />me telefon,bashkë për PD të fortë
Pas publikimit të rezultateve të cilat konfirmuan fitoren e Bashës në krye të PD-së, rivali i tij Eduard Selami në një konferencë për  mediat  bëri me dije se do të vijojë të jetë anwtar i PD si dhe bëri thirrje që të gjithë të punojnë për një opozitë të bashkuar. Ai po ashtu u shpreh se kishte uruar Bashën për fitoren.

 "Pavarsisht rezultatit do të jem në forcimin e Partisë Demokratike.Falënderoj të gjithë ata që votuan vizonin tonë që ishte vizoni më i mirë. Por gjithsesi kjo ështe demokracia respektoj këtë votim.Telefonova Bashën dhe e urova për fitoren.

Thirrje të gjithë demokratëve të bëjmë një opozitë të bashkuar.  Edhe pse zgjedhjet ishin të pabarabarta  ishte një hap përpara, unë kisha një platformë konkrete
 
PD ka dalë më e fortë do të vijoj të jap  kontributin tim në PD  që PD të kthehet në shpresë për të gjithë shqiptarët" u shpreh Selami

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë